Connect with us

Bota

SHBA » Hakerat kërkojnë para në Bitcoin që të mos publikojnë dokumentet e 11 shtatorit.

Published

on

SHBA-»-Hakerat-kërkojnë-para-në-Bitcoin-që-të-mos-publikojnë-dokumentet-e-11-shtatorit.

Skuadra Dark Overload kërkon shpërblim në Bitcoin për të mos publikuar dokumente sekrete

Skuadra <<Dark Overload>> e cila quhet dhe skuadra e hakerave profesionistë dhe është tashmë e njohur pas disa incidenteve në disa Platforma dhe Organizata. Kjo skuadër ka publikuar një material prej 10 gigabyte në lidhje me 11 shtatorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hakerët po kërcënojnë Qeverinë Amerikane se do të publikojnë material në lidhje me goditjen terroriste të 11 shtatorit në kullat binjake.

Skuadra-Dark-Overload-kërkon-shpërblim-në-Bitcoin-për-të-mos-publikuar-dokumente-post

Skuadra Dark Overload e cila vetëquhet si <<Skuadër profesioniste hackerësh>>, tashmë është e njohur për goditjet e saj në Platformën Netflix dhe disa Klinika operacionesh plastike. Ka publikuar një material prej 10 gigabyte-sh me dokumente nga goditja e 11 shtatorit dhe kërcënon se do të publikojë fjalëkalimet e sigurisë nëse nuk paguhet në Bitcoin.

Skuadra Dark Overload pretendon se këto dokumente zbulojnë historinë se ç ‘kishte ndodhur atëherë në të vërtetë. Ata deklaruan se do të japin përgjigje nëpërmjet publikimit të 18,000 dokumenteve. Tashmë ata kanë publikuar disa dokumente që përmbajnë telegrame dhe email të ndryshëm nga disa autoritete Amerikane.

Njëkohësisht ata pretendojnë se këto dokumente u vodhën nga disa kompani si Lloyds, Hiscox, disa organizatave qeveritare por dhe nga Silverstein Properties e cila është pronë e Qendrës Tregtare Botërore.

Sipas publikimit të kësaj skuadre në rrjetet sociale emrat e listave të publikuara janë të fshirë dhe prandaj kërkojnë shpërblim në Bitcoin. Duke kërcënuar se nëse publikohen këto dokumente do të bëhet hataja.

Skuadra Dark Overload ishte bërë e njohur për publikun gjatë vitit 2017 kur ata kishin vjedhur të dhëna nga disa Klinika dhe reklamonin përmbajtjen e tyre në Dark Web. Në këtë mënyrë ata detyronin viktimat e tyre të paguanin para për të mos u publikuar të dhënat e tyre. Bëhet fjalë për një skuadër profesionistësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat