Connect with us

Bota

SHBA » I ftohti polar po shkakton tërmete

Published

on

SHBA » I ftohti polar po shkakton tërmete FEATURED

Banorët e Pensilvanias ndihen të shqetësuar pas disa goditjeve sizmike që kishin lëkundur banesat e tyre.

Gjeologët mendojnë se bëhet fjalë për një fenomen natyror i cili shkaktohet nga temperaturat polare që kanë goditur Shtetet e Bashkuara.



Gjeologu Taylor Walsh ka shpjeguar se: «Uji që gjendet në tokë, ngrin dhe zgjerohet duke shtyrë gjërat, duke shkaktuar thyerjen e tyre dhe në fund çlirohet energjia».

Megjithatë ai tha se: «ndonëse kur temperaturat polare mbajnë për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë një fenomen të tillë. Në realitet nuk ka ndodhur asnjëherë një rast i tillë që të kemi prova shkencore për të konfirmuar këtë fenomen.

Tërmetet e këtij lloji nuk janë kaq të fuqishëm që të jetë i mundur regjistrimi i tyre nga sizmografët.


Më të lexuarat