Connect with us

Shtetet e Bashkuara

SHBA-ja anulon marrëveshjen e avionëve F-35 me Turqinë

Published

on

SHBA-ja anulon marrëveshjen e avionëve F-35 me Turqinë

SHBA-ja anulon marrëveshjen e avionëve F-35 me Turqinë. Kjo lëvizje ka ardhur pas paralajmërimeve të shumta për marrëveshjen e blerjes së sistemit S-400 nga Turqia. Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Turqinë se blerja e këtij sistemi nga ana e saj do të kishte pasoja.

Siç vuri në dukje Reuters, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar homologët e tyre turq se Uashingtoni ka vendosur të ndërpresë dërgesat e pajisjeve që lidhen me përgatitjet për dorëzimin e avionëve luftarakë F-35.

Ju rikujtojmë se: «Amerika kishte paralajmëruar qeverinë turke se marrëveshja e sistemit Rus S-400 do të vinte në rrezik pjesëmarrjen e Turqisë në programin e prodhimit të F-35».

Gjithashtu, SHBA-ja kishte paralajmëruar se do të anulonte dorëzimin e këtyre avionëve në Turqi dhe se mund të ndërmerrte akoma edhe masa më të rrepta.

Në të vërtetë, kjo parashikohet dhe nga ligji për përballimin e kundërshtarëve të Amerikës nëpërmjet sanksioneve (CAATSA). Pas kësaj, kompania e prodhimit të sistemit S-400, Almaz-Antey Air dhe Space Defense Corporation JSC është subjekt i sanksioneve pas vendimit që kishte marrë Qeveria e SHBA-së me datë 27 tetor të vitit 2017.

Pentagoni ka komunikuar sonte me anë të një deklarate se ka marrë masat e duhura për të garantuar se zinxhiri furnizues i F-35 nuk do të dëmtohet nëse Turqia largohet nga programi i prodhimit.

Sipas të njëjtit burim, janë zhvilluar burime dytësore për të zëvendësuar Turqinë nëse është e nevojshme, për pjesët e avionit F-35 që prodhohen në Turqi.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report