SHBA-ja do të imponojë 11 miliardë dollarë në produktet e BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,  ka deklaruar se SHBA-ja do të imponojë rreth 11 miliardë euro tarifa të reja për produktet që importohen nga Bashkimi Evropian. Ky ishte një reagim për subvencionet evropiane për kompaninë Airbus.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Trump tha se «Organizata Botërore e Tregtisë ka konstatuar se subvencionet e BE-së për kompaninë Airbus kanë ndikuar negativisht në SHBA».

SHBA-ja do të imponojë një shumë prej 11 miliard dollarësh në tarifa të ndryshme për produktet që importohen në Amerikë nga BE-ja. Ndër të tjera ai deklaroi se «Bashkimi Evropian kishte përdorur SHBA-në për vite të tëra dhe kjo do të përfundojë së shpejti».

Sipas një publikimi të Sputnik, Zyra Amerikane e Tregtisë ka publikuar një listë me produkte mund tu nënshtrohen këtyre detyrimeve shtesë. Në këtë listë përfshihen dhe disa modele avionësh që prodhohen në Francë, Spanjë, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, në këtë listë përfshiheshin dhe produkte si kos, verë, djathëra dhe rroba, mallra të bardhë dhe një numër i madh mallrash që prodhohen në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu