Connect with us

Bota

SHBA-ja ka shpallur në kërkim djalin e Osama Bin Laden-it

Published

on

SHBA-ja ka shpallur në kërkim djalin e Osama Bin Laden-it featured

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ofruar gjatë ditës së enjte shpërblimin prej 1.ooo.ooo dollarësh. SHBA-ja ka shpallur në kërkim djalin e Osama Bin Laden-it me 1 milion $ për çdo informacion që do të bëjë të mundur identifikimin ose lokalizimin e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë konsideruar atë si lider të Al Qaeda-s.

Hamzai gjithashtu është konsideruar si “biri i preferuar” (domethënë pasardhësi i zgjedhur) i Osama Bin Ladenit, themeluesit të rrjetit që akuzohet për sulmet e 11 shtatorit në Manhatan. Ai figuron në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara si person i akuzuar për përfshirje në terrorizmin ndërkombëtar.

Sipas Departamentit të Shtetit i cili ka premtuar këtë shumë për këdo që jep informacion «që do të lejonte identifikimin ose lokalizimin e tij në çdo shtet». Bëhet fjalë për liderin e ardhshëm të Al Qaeda-s.

«Të Paktën që nga muaji gusht i vitit 2015, ka publikuar në internet material me anë të së cilit ka kërkuar të realizohen sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleatëve të saj perëndimorë.

Ai personalisht ka kërcënuar se do të realizonte sulme kundër SHBA-së në shenjë hakmarrje për vdekjen e babait të tij, i cili u ekzekutua gjatë muajit maj të vitit 2012 nga CIA amerikane», theksohet në deklaratën e Diplomacisë Amerikane.



SHBA-ja ka shpallur në kërkim djalin e Osama Bin Laden-it, dyshohet se udhëheq xhihadistët në Siri

Sipas ekspertëve, ky person i moshës 3o vjeç, drejton organizatën “Ansar al Furkan” e cila ka futur në Siri luftëtarët më të egër të Al Qaedës dhe Shtetit Islamik.

Hamza Bin Laden, quhet ndryshe dhe «Princi trashëgimtar i xhihadit». Disa dokumente, të publikuara nga Agjencia Franceze në maj të vitit 2015, të cilat ishin dërguar nga Osama Bin Laden, tregojnë se ai po e përgatiste për ta bërë udhëheqës të Al Qaedës në luftën e shenjtë kundër Perëndimit.



Në provat e sekuestruara të Osama Bin Laden-it, të cilat sipas shërbimeve amerikane ishin sekuestruar gjatë operacionit kundër tij në Pakistan (aty mbeti dhe i vrarë). Në përmbajtjen e këtij materiali ndodhet dhe një video kasetë me filmime nga dasma e Hamzait në Iran. Ky është materiali i parë që tregon me imazh Hamza Bin Laden-in dhe posedohet nga Amerikanët. Këto dokumente ishin publikuar nga CIA gjatë fundit të vitit 2017.

Sipas autoriteteve amerikane, nuk dihet vendndodhja e tij. Amerikanët nuk kanë arritur të zbulojnë nëse ky person gjendet në Iran, Siri apo Afganistan.



Më të lexuarat