Connect with us

Bota

SHBA: Mjaftojnë 5 minuta jashtë që të ngrish

Published

on

Mjaftojnë 5 minuta jashtë që të ngrish

Një doktor nga Çikago ka deklaruar për agjencinë Reuters se në spitalin e këtij qyteti kanë hyrë të paktën 25 persona me ngrirje të gjymtyrëve.  Sipas tij, ekziston rreziku që në disa raste ekstreme të jetë i nevojshëm dhe gjymtimi i gishtërinjve.

Personat e pastrehë dhe të zhvendosurit ndodhen në rrezik të madh. Autoritetet komunale të Çikagos dhe disa qyteteve të tjera kanë krijuar disa hapësira me ngrohje për këto njerëz. Ekzistojnë dhe shume nga ata që kishin vendosur të provonin fatin e tyre nëpër kampe ose ndërtesa të zbrazura.


[videopress aJZP6EXz]

Një zyrtar i lartë Amerikan tha se :«Reshjet e dëborës dhe akulli kanë krijuar situata të rrezikshme në arteriet rrugore. Të paktën 26 aksidente automobilistike janë regjistruar brenda dy orëve gjatë ditës së premte në Johnson County (Iowa)».

Këto temperatura pritet të stabilizohen gjatë ditëve të ardhshme duke u ngritur në nivele më normale. Ky lajm ishte vërtet një ngushëllim për më të prekshmit nga ky fenomen, sidomos për të moshuarit dhe personat e pastrehë. Me temperatura kaq të ulëta mjaftojnë 5 minuta jashtë që të pësosh hipotermi.


Më të lexuarat