Connect with us

Bota

SHBA » Tërheqja jonë nga Siria duhet të garantojë mbrojtjen e Izraelit

Published

on

SHBA » Tërheqja jonë nga Siria duhet të garantojë mbrojtjen e Izraelit

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Bolton.  Deklaroi sot nga Jerusalemi se tërheqja e trupave Amerikane nga Siria duhet të bëhet në një mënyrë e cila të garantojë plotësisht mbrojtjen e Izraelit dhe aleatëve tanë në atë zonë.

SHBA » Tërheqja jonë nga Siria duhet të garantojë mbrojtjen e Izraelit post image

Ai ndër të tjera tha <<do ta diskutojmë vendimin e Presidentit Trump mbi tërheqjen tonë. Por kjo tërheqje duhet të bëhet në një mënyre tepër të kujdesshme. Duhet të zhvillohet në një mënyre që Shteti Islamik të shpartallohet. Por dhe mbrojtja e Izraelit si dhe e aleatëve tanë në terren të jetë e garantuar>>. Këtë deklaroi zoti Bolton përpara gazetarëve pak mbas bisedimeve që kishte me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu.

Tërheqja e Ushtrisë Amerikane duhet të bëhet në rrethanat e duhura

Zoti Bolton gjithashtu nënvizoi se <<tërheqja e Ushtrisë Amerikane nga Siria siç kishte komunikuar para një muaji Presidenti Amerikan do të bëhet duke patur parasysh dhe ata që luftuan përkrah nesh kundër Shtetit Islamik>>.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka vënë në dukje se duhet patjetër të krijohen rrethanat e duhura para se trupat Amerikane të tërhiqen. Këtu bëhet fjalë për sigurinë e Aleatëve të tyre Kurdë.

Në vizitën e tij nga dita e djeshme në Izrael ai deklaroi në prani të gazetarëve se “shpreson” se Turqia do të garantojë sigurinë e Kurdëve në Siri. Kryeministri Izraelit nga ana e tij u zotua se do të vazhdonte përpjekjet e Izraelit për të parandaluar praninë Ushtarake të Iranit në Siri.

Më të lexuarat