Connect with us

Bota

SHBA » Ushtria në kufi me Meksikën për të ruajtur kufirin

Published

on

SHBA » Ushtria në kufi me Meksikën për të ruajtur kufirin

Pentagoni ka komunikuar dërgimin e 3570 trupave ushtarake në kufijtë e saj jug perëndimorë për një përudhë tre mujore. Këto trupa dërgohen për të ndihmuar rojet e kufirit në misionin e tyre.

Pritet që patrullimet në kufi të jenë më intensive, dhe sipas informacjoneve një pjes e kufirit do të rrethohet me rrjetë.

Ministria e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka komunikuar se: «Ushtarët që do të kujdesen për kufirin Amerikan mbas këtyre shtesave do të arrijë në 4.530 trupa». Këto trupa ushtarake do të dërgohen në rajon brenda 90 ditëve.


View this post on Instagram

BUILD A WALL & CRIME WILL FALL!

A post shared by President Donald J. Trump (@realdonaldtrump) on


Ekzistonin shumë zëra kohët e fundit në lidhje me planet e qeverisë, Po nuk ishte konfirmuar asnjëherë se sa do të ishte numri i ushtarëve që do transferoheshin aty.

Reagon Parlamenti Amerikan

Ushtria nuk kishte zbuluar planet e saj as në Komisionin për forcat e armatosura në parlament. Kjo kishte shkaktuar dhe reagimin e kryetarit të saj, deputeti Adam Smith.

Ai kishte nënvizuar se: «anëtarët e komisionit do ishin të interesuar të diskutonin se çfarë detyre do të zbatojnë në kufi me Meksikën».

Donald Trump ka konfirmuar dërgimin e më shumë trupave në kufi me Meksikën, nëpërmjet një statusi në Twitter.



«Do dërgohen më shumë trupa në kufirin tonë jug-perëndimor për të ndaluar karvanët e mëdhenj të refugjatëve që hyjnë në vendin tonë. Kemi ndaluar karvanët e mëparshëm dhe do ti ndalojmë dhe këto tani». Duke ngritur prapë çështjen e ngritjes së murit ku tha se: «Me murin do ishte shumë më e lehtë dhe me kosto shumë më të ulët, po të ndërtohej».


Më të lexuarat