Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Shenja të Alzheimerit në trurin e disa delfinëve të vdekur

Published

on

Shenja të Alzheimerit në trurin e disa delfinëve të vdekur

Disa studiues Amerikanë kanë deklaruar se kishin zbuluar pllaka B-amiloide të proteinës toksike e cila është një shenjë karakteristike tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit. Kjo përbërje ishte zbuluar në trurin e disa delfinëve që kishin përfunduar në brigjet e Floridës dhe Masahusetit.

Analiza në trurin e gjitarëve detarë kishte zbuluar gjithashtu dhe prezencën e toksinës BMAA, e cila prodhohet nga cianobakteret. Studimet e mëparshme në laborator kanë provuar se BMAA shkakton formimin e pllakës beta-amiloid dhe neurofibrilar në trurin e kafshëve.

Këto janë të njëjtat çrregullime që takohen në trurin e njerëzve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit.

Grupi i shkencëtarëve, të udhëhequr nga Neuropatologu Dr David Davies nga Universiteti Neurologjik i Majamit, kishin bërë një publikim në revistën Plus One.

Ata nuk mund të na thonë me siguri të plotë nëse pllakat e tipit Alzheimer dhe toksina ishin arsyet që delfinët përfunduan në breg.

«Zbuluam pllaka amyloid-beta dhe neurone të dëmtuara në indet e trurit të delfinëve që kishin ngordhur në breg», deklaroi Dr.Davies.

«Nuk mund të jemi të sigurtë se ekspozimi kronik në Cyanobaktere mund të shkaktojë Alzheimer tek njerëzit, por personalisht nuk do ta rrezikoja». Këto ishin fjalët që kishte thënë Oqeanografi Larry Brand nga Universiteti i Majamit.

«Deri sa kërkimet të qartësojnë këtë çështje, njerëzit duket ti shmangen ekspozimit ndaj cyakobaktereve», kishte deklaruar një tjetër shkencëtar.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report