Connect with us

Bota

Shimpanzetë arratisen nga kopshti zoologjik i Belfastit

Published

on

Shimpanzetë-arratisen-nga-kopshti-zoologjik-i-Belfastit-featured

Shimpanzetë e kopshtit zoologjik të Belfastit kishin tentuar të arratiseshin nëpërmjet një druri që ishte rrëzuar nga era. Kjo vërteton se sa i zgjuar është lloji i tyre.

Dëshmitarët që gjendeshin aty e pan nga afër dhe e filmuan tentativën e tyre të arratisjes. Shimpanzetë kishin përdorur një trung si shkallë, i cili kishte rënë në kafazin e tyre nga një pemë aty pranë.



Sipas rrjetit BBC, fillimisht  vizitorët e kopshtit ishin terrorizuar kur kishin parë kafshët që po dilnin nga kafazet e tyre.

Përfaqësuesi i këtij kopshti zoologjik konfirmoi se vetëm një shimpanze kishte arritur të dilte nga kafazi, madje për një kohë shumë të shkurtër. Rojet e këtij kopshti zoologjik e kishin kuptuar menjëherë dhe e kishin kthyer atë brenda në kafazin e tij.

Kjo arratisje ishte rasti i dytë brenda pak ditëve. Pak ditë më parë një ari panda kishte tentuar të arratiset por përfundimisht u gjend në oborrin e një shtëpie që gjendej aty pranë.


Më të lexuarat