Connect with us

Bota

Shitet avion luftarak Rus MIG-29 në gjendje të shkëlqyer

Published

on

Shitet avion luftarak Rus MIG-29 në gjendje të shkëlqyer

Ka vetëm 818 orë fluturimesh dhe kushton vetëm 4,65 milion dollarë.

Në qoftë se ju dispononi shumë para dhe nuk dini se ku ti çoni atëherë çmimi mund t’ju duket i arsyeshëm. Një avion luftarak Rus i tipit MIG-29 në gjendje të shkëlqyer shitet vetëm për 4,65 milion dollarë. Vërtet një shans për të mos u humbur!


Shitet avion luftarak Rus MIG-29 në gjendje të shkëlqyer POST

Veçanërisht, avioni në fjalë, të cilin NATO e ka quajtur me kodin “Fulcrum” është përdoruar nga kompania private për përballimin e tensioneve e cila quhet “Air USA” dhe tani e kanë nxjerrë në shitje.

Oferta ka dalë në faqen zyrtare të Raptor Aviation dhe me sa duket ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për ta shtirë në dorë. Bëhet fjalë për një avion dy vendësh MIG-29UB. Avjoni është prodhuar në vitin 1986 në fabrikën “Kalyazinsky Machine Building Plant” të Moskës.

Avioni në fjalë ka realizuar gjatë gjithë jetës së tij vetëm 818 orë fluturimi dhe vetëm 118 orë fluturimi nga rindërtimi i tij i plotë në qendrën e riparimit të avionëve shtetërorë në Ukrainë.

Realisht, për një avion të gjeneratës së 4-t me dy motorë në një çmim vetëm 4,65 milion dollarë, bëhet fjalë për një ofertë tepër të arsyeshme. Një avion i ri MIG-29 kushton diku nga 11 deri në 20 milion dollarë.


Më të lexuarat