Connect with us

Azia

Shkencëtarët zbulojnë kurën për kancerin

Published

on

Shkencëtarët premtojnë kurimin e kancerit brenda vitit 2020

Sipas një publikimi të «Jerusalem Post», një ekip shkencëtarësh Izraelitë kanë zbuluar terapinë përfundimtare për të gjitha llojet e sëmundjes së kancerit.


Shkencëtarët premtojnë kurimin e kancerit brenda vitit 2020 pst

Presidenti i bordit të kompanisë «Evoltution Biotechnologies», konfirmoi se kanë zbuluar një trajtim të ri për këtë sëmundje. Ai u shpreh duke thënë: «Besojmë që brenda një viti do të jemi në gjendje të paraqesim një trajtim përfundimtar për sëmundjen e kancerit».

Kjo kurë do të jetë shumë e lirë

Ai tha se «Terapia jonë dë të shfaqë rezultate që ditën e parë të fillimit të saj. Ajo do të zgjasë disa javë dhe nuk do të ketë asnjë efekt anësor.

Kostoja e kësaj terapie do të jetë shumë e ulët, madje akoma dhe më e lirë se ajo e terapive që qarkullojnë sot në treg». Gjithashtu, ai vuri në dukje se kjo terapi do të jetë e personalizuar për çdo pacient.

Ai ka bërë të ditur për publikun se kjo terapi quhet MuTaTo (Multi target toxin). Ky ilaç funksionon si një antibiotik kundër kancerit duke përdorur një kombinim peptidesh që e luftojnë atë, por përmban dhe një toksinë që vret qelizat e kancerit.

shkencëtarët Izraelitë. Gjithashtu shpjeguan se pse ilaçet e mëparshme kishin falimentuar në misionin e tyre. Njëra nga arsyet e falimentimit të tyre ishte sepse ato sulmojnë vetëm një qelizë kanceri çdo herë. Mutacionet e këtyre qelizave bëjnë që këto ilaçe të mos jenë efektive në shkallën që duhet.

Megjithatë, «MuTaTo» përdor një serë peptidesh të cilat sulmojnë një qelizë të vetme kanceri në të njëjtën kohë, duke u kombinuar me një toksinë që shkatërron kancerin. Kjo terapi i vret këto qeliza para se ato të transformohen.

Një nga arsyet e tjera për falimentimin e ilaçeve që qarkullojnë sot në treg është se këto ilaçe nuk shkatërrojnë qelizat staminale. Megjithatë, MuTaTo është i vogël dhe i fuqishëm aq sa arrin më thellë se ilaçet që qarkullojnë sot në treg.

Sipas kësaj kompanie farmaceutike, MuTaTo do të reduktojë efektet anësore të ilaçeve kundër kancerit në mënyrë dramatike. Kjo ndodh sepse MuTaTo vret vetëm qelizat kanceroze pa prekur ato të shëndetshmet.


Më të lexuarat