Connect with us

Bota

Shkëputet një ajsberg gjigand nga Antarktida

Published

on

Shkëputet një ajsberg gjigand nga Antarktida featured

Nasa ka publikuar disa fotografi ku duken qartë çarjet e mëdha në akullnajën Brunt, të cilat zmadhohen vazhdimisht nga tetori i vitit 2016. Sapo kjo çarje të arrijë në cepin e kapakut të akullit do të shkëputet një ajsberg rreth 1700 kilometër katrorë ose dy herë më i madh se Nju Jorku.

Kur të ndodhi kjo, niveli i ujërave të detit do të ngrihet në një nivel sa do të shkaktojë probleme serioze në zonat bregdetare.


Shkëputet një ajsberg gjigand nga Antarktida post

Ky ajsberg nuk është më i madhi që është shkëputur nga Antarktida, megjithatë do të jetë më i madhi që është shkëputur nga kjo zonë. Një fakt që ka shkaktuar shqetësim për stabilitetin e pjesës tjetër të kësaj akullnaje.

Shkëputet një ajsberg gjigand nga Antarktida, i cili mund të krijojë probleme shumë serioze

«Është shumë e vështirë të parashikosh se kur do të ndodhë një gjë e tillë por është e sigurtë që do të ndodhi», tha një nga ekspertët që po monitoron zhvillimet e këtij fenomeni. Sipas parashikimeve të tij, çarja duhet të rritet për rreth 4 kilometra që të ky ajsberg të shkëputet, ky proces mund të ndodhë për disa ditë ose pas një viti.

Pjesa më shqetësuese është se, nga shkëputja e këtij ajsbergu do të trazohet stabiliteti i kësaj akullnaje dhe rezultatet do të jenë katastrofike.

Ky fenomen ka shqetësuar në mënyrë të veçantë njerëzit që punojnë në këtë akullnajë, e cila ka një trashësi prej 120 metrash dhe ndodhet në detin Wendel.



Pikërisht këtu ndodhet stacioni kërkimor Halley, i cili ka ndërruar vend dy herë gjatë viteve të fundit për arsye sigurie. Kjo akullnajë konsiderohet e sigurtë por çarja po rritet me një ritëm prej 2.5 miljesh në vit.

«Nuk është akoma e qartë se si do të reagojë akullnaja pas çarjes, pasi prezenca e njeriut aty nuk është e sigurtë, për të monitoruar zhvillimet e këtyre fenomeneve. Ekipet e studiuesve ndodhen aty që nga viti 1955», deklaroi NASA në komunikimin e saj.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat