Connect with us

Bota

Shoferi filmon momentin kur orteku përpiu autostradën

Published

on

oferi filmon momentin kur orteku përpiu autostradën featured

Një shofer automjeti në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filmuar rastësisht momentin kur një ortek kishte goditur autostradën e Kolorados. Një valë gjigande prej dëbore kishte goditur këtë zonë si pasojë e reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit. Videon mund ta ndiqni në fund të këtij artikulli.

Sipas informacioneve nuk jan regjistruar viktima. Autoritetet kishin vajtur menjëherë në vendngjarje duke asistuar në largimin e dëborës dhe zhbllokimin e rrugës kryesore për të bërë të mundur qarkullimin e lirshëm të automjeteve në të dyja drejtimet.

Sipas informacioneve të fundit, edhe një tjetër ortek kishte goditur disa kilometra më larg por për fat të mirë nuk kishte asnjë viktimë.


Diku aty afër në zonë është zbuluar kufoma e një skiatori, shkaqet e vdekjes së tij nuk janë publikuar ende pasi priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

*5:30pm Update from CO Avalanche Info Ctr: Slide broke 300 feet wide, ran 600 vertical feet and 1,800 linear feet….

Posted by San Miguel County Sheriff on Monday, March 4, 2019


Më të lexuarat