Connect with us

Itali

Shoferi i vë zjarrin autobusit të mbushur me fëmijë

Published

on

Shoferi i vë zjarrin autobusit të mbushur me fëmijë

Shoferi i vë zjarrin autobusit të mbushur me fëmijë por për fat të mirë fëmijët kishin arritur të dilnin nga autobusi përpara se të përhapej zjarri. Ata tani janë shëndosh e mirë. Sipas burimeve nga Policia Italiane, shoferi është një shtetas Italian me origjinë nga Senegali.

«Ai thërriste “ndaloni humbjet e jetëve në det, do të kryej masakër”, përshkruante zëdhënësi i Policisë, Marco Palmieri, duke cituar dëshminë e shoferit të autobusit në Polici pas arrestimit të tij.

Në një video që ishte publikuar në disa faqe interneti (sajte Italiane) duket qartë shoferi teksa kishte hedhur autobusin mbi automjetet e tjera. Kjo çmenduri kishte ndodhur në një autostradë provinciale në Itali, para se automjeti i rëndë të përpihej nga zjarri. Menjëherë, fëmijët kishin vazhduar të vraponin të tmerruar, duke bërtitur.

Një nga fëmijët kishte thënë se: «shoferi kishte kërcënuar fëmijët se do ti spërkaste me benzinë dhe do tu vinte zjarrin». Disa nga këta fëmijë kishin thërritur Policinë e cila kishte vajtur menjëherë në vendngjarje. Ajo bashkë me zjarrfikësit kishin arritur të nxirrnin fëmijët nga autobusi në flakë.

Palmieri tha se disa nga fëmijët ishin transportuar në spital për shkak të kujdesisë, pasi ata kishin shenja të dukshme dhe gjendeshin në gjendje shoku. Megjithatë, asnjë nga fëmijët nuk ishte plagosur rëndë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka llogaritur se rreth 2,297 refugjatë dhe emigrantë janë mbytur në Mesdhe gjatë vitit 2018.


Më të lexuarat