Connect with us

Bota

Shpella me gdhendjet misterioze, e cila quhet «porta e ferrit»

Published

on

Shpella me gdhendjet misterioze, e cila quhet «porta e ferrit» featured

Nëse ferri do të kishte një portë, një hyrje që do të lejonte demonët dhe shtrigat nga bota e nëndheshme, të vinin në tokë dhe të shkatërronin njerëzimin. Kjo portë do të gjendej në “East Midlands”, të paktën këtë besonin Anglezët e asaj kohe.

Në këtë shpellë janë zbuluar me qindra shenja të cilat janë gdhendur për të larguar shpirtrat e këqij, të gdhendur në muret e kësaj shpelle në (East Midlands) të Britanisë së Madhe.

Domethënia e këtyre gdhendjeve misterioze ishte zbuluar nga disa ekspertë në grykën e Creswell Crags, pasi në të kaluarën shkencëtarët besonin se ishin thjesht mbishkrime pa asnjë rëndësi.

John Charlesworth tha: «këto shenja kundër shtrigave ndodheshin përpara syve tanë!». Ai është një nga njerëzit që dekodoi domethënien e këtyre mbishkrimeve të gdhendura në muret e shpellës misterioze. Sipas rrjetit CNN, gdhendjet ishin zbuluar gjatë muajit tetor dhe që atëherë akademikët kanë qenë të angazhuar seriozisht me studimin e tyre.

Deri tani nuk është përcaktuar një datë për moshën e këtyre gdhendjeve. Ekspertët thonë se janë zbuluar dhe disa mbishkrime të njëjta për të cilat mendohet se janë krijuar midis viteve 1550 dhe 1750. Ato mund të jenë krijuar nga banorët e kësaj zone, të cilët ishin të frikësuar se e keqja do të dilte nga kjo shpellë.



Në të kaluarën janë zbuluar shumë simbole të tilla në disa shpella të tjera, por dhe në disa kisha. Ekspertët besojnë se këto mbishkrime ishin krijuar për të larguar sëmundjet dhe vdekjen.

Aty janë zbuluar dhe referenca mbi “zonjën e bekuar”

Midis simboleve të gdhendura janë zbuluar dhe germat «VV», besohet se kuptimi i këtyre germave ka të bëjë me zonjën e bekuar «Virgin of virgins», që do të thotë «Virgjëresha e virgjëreshave».

Aty gjenden dhe disa simbole në linja diagonale, labirinte dhe kuti, simbole të cilat do të përkufizonin shpirtrat e këqij. Sipas disa gazetave Britanike, ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm , pasi kurrë më parë nuk ishe zbuluar në Britani një koleksion kaq i madh shenjash parandaluese.



«Dyqind vite më parë, Anglia ishte një vend komplet ndryshe nga ky që është sot. Vdekja dhe sëmundjet ishin një fenomen i përditshëm. Duket qartë që i jepej një rëndësi e veçantë “forcave të errëta”», tha Dankan Willson, drejtor i organizatës Historic England.

«Ne mundemi thjesht të supozojmë se nga çfarë kishin frikë banorët e “Creswell-it”, atë që mund të dilte në sipërfaqe nga nëntoka nëpërmjet kësaj shpelle», tha ai duke mbyllur bisedën.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report