Connect with us

Europa

Shpërthim gazi në qendër të Parisit

Published

on

Shpërthim gazi në qendër të Parisit

Numri i viktimave nga një shpërthim gazi në qendër të Parisit,
po rritet minutë pas minuti. Ministria e Brendshme e Francës, ka deklaruar se si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën e tyre 4 persona. Midis viktimave ishin dhe 2 zjarrfikës.

Nuk është sqaruar ende, nëse personat që kanë humbur jetën e tyre ishin midis të plagosurve që ishte komunikuar pak më parë. Deri në këtë moment besohet se shkaku i këtij shpërthimi është një rrjedhje në rrjetin e gazit.



Sipas informacioneve të pa qarta në lidhje me numrin e personave të plagosur dhe sipas informacionit të fundit, 36 persona janë plagosur nga ky incident, tetë nga të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën e tyre.



Shpërthimi i fuqishëm arriti të trondiste ndërtesat që ishin qindra metra larg vendit të ngjarjes. Një ndërtesë në rrugën Treviz pësoi  dëme të konsiderueshme në katet e para të saj.

Sipas gazetarëve të AFP në të cilët bazohet dhe rrjeti RTL, ky shpërthim ishte aksidental. Zjarrfikësit ishin thirrur për të ndërhyrë në një rrjedhje gazi në rrugën Treviz ku papritur ndodhi shpërthimi.



Policia e Parisit gjendet në gatishmëri të plotë pas javës së 9-të të protestave të <<jelekëve të verdhë>> dhe disa zona të mëdha të qendrës ishin izoluar nga ata për shkak të protestave.

Më të lexuarat