Connect with us

Azia

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë lëndësh kimike në qytetin Yancheng të Kinës Lindore

Published

on

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë lëndësh kimike në qytetin Yancheng të Kinës Lindore

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë lëndësh kimike në qytetin Yancheng të Kinës Lindore.Autoritetet lokale kanë raportuar se ka patur të paktën 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Shpërthimi kishte ndodhur rreth orës 14:50 (ora lokale) në një godinë të kompanisë Tianjiayl Chemical. Lajmi ishte komunikuar nga autoritetet lokale nëpërmjet rrjetit social Weibo.

Në një video që ka qarkulluar në internet, tregohet momenti i një shpërthimi gjigand, Lartësia e flakëve të tij arrinte të disa dhjetëra metra në ajër, mbi këtë fabrikë. Për momentin akoma nuk janë konstatuar shkaqet e këtij shpërthimi.

Sipas disa informacioneve ishte shënuar dhe një lëkundje e vogël sizmike prej 2,2 richter. Megjithatë ky informacion, i cili ishte publikuar nga autoriteti i bashkisë së qytetit Yancheng, në profilin e tyre në Weibo, mund të jetë tregues i energjisë së çliruar nga shpërthimi.

«Pas këtij shpërthimi, ishin dërguar në vendngjarje shërbimet e Sigurimit Publik, zjarrfikës dhe personel mjekësor», kishin njoftuar autoritetet lokale përmes Weibo-s.

«Banorët e këtij sektori ishin organizuar menjëherë për të transportuar të plagosurit nëpër spitale», kishin shtuar ata. Rrjeti Televiziv Shtetëror CCTV transmetoi një video ku tregoheshin të thyera kornizat e xhamave të ndërtesave përreth.

https://www.youtube.com/watch?v=jLGV0q4j6VY

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat