Connect with us

Franca

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë të Parisit

Published

on

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë të Parisit

Shpërthimi kishte ndodhur në një ndërtesë e cila gjendej e mbështjellur nga flakët. Forca të shumta të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin.

Nuk është bërë e ditur ende nëse ka viktima apo persona të izoluar në brendësi të kësaj ndërtese.

Sipas mediave Franceze, komplet ajo zonë ka probleme me rrjetin e energjisë pas këtij incidenti.

Momenti i shpërthimit është filmuar me kamera nga dëshmitarët që gjendeshin në zonë. Pamjet janë vërtet tronditëse.

Sipas gazetës La Parisien, rreth 65 zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët e kësaj ndërtese. I njëjti burim ka bërë të ditur se «zjarri ishte përhapur nga kati i dytë deri në katin e pestë të kësaj ndërtese.

Një pjesë e banorëve të këtij pallati ishin larguar nga shtëpitë e tyre. Shkaqet e kësaj ngjarje nuk janë bërë ende të ditura.


Më të lexuarat