Connect with us

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Yorkshire të Britanisë së Madhe

Published

on

Shpërthim i fuqishëm në Yorkshire të Britanisë së Madhe featured

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në qendrën e West Yorkshire, në Britaninë e Madhe. Në këtë incident janë plagosur të paktën tre persona.



Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në një ndërtesë në zonën e Hick Lane të Batley-t. Policia ka deklaruar se të plagosurit ishin transportuar në spital me djegie dhe se gjenden jashtë rrezikut për jetën.



Dëshmitarët okularë thanë se ky shpërthim ishte tepër i fuqishëm pasi në momentin që ndodhi kishte shkaktuar dëme dhe në zonën përreth.


Më të lexuarat