Connect with us

Featured

Shpërthim në koleksionin më të madh të auto veturave Porche: Një person i vdekur dhe disa të plagosur

Published

on

Shpërthim në koleksionin më të madh të auto veturave Porche, Një person i vdekur dhe disa të plagosur

Një Karolinën e Veriut ka ndodhur një tragjedi, një sipërmarrës kishte goditur një tubacion gazi duke shkaktuar një shpërthim të madh. Ky shpërthim i ka marrë jetën të paktën një personi dhe kanë mbetur të plagosur mbi 17 të tjerë. Gjatë këtij incidenti ishte shkrumbuar dhe koleksioni më i madh në botë i auto veturave Porche.

Në vendin ku kishte ndodhur ky shpërthim gjendej dhe koleksioni më i madh i auto veturave Porche. Ky koleksion ishte më i madhi në botë i këtij lloji. Salla ku ndodheshin makinat është shkatërruar totalisht, pothuajse është shndërruar në një mazë prej hiri.

Pronari i këtij koleksioni kishte refuzuar të lëshonte deklarata. Mediat ndërkombëtare ndodheshin në vendngjarje dhe pasqyronin përmasat e kësaj tragjedie.

Nga imazhet e transmetuara duket çatia e ndërtesës ku strehohej ky koleksion i rrallë, e cila është shembur pas shpërthimit të fuqishëm. Të njëjtin fat kishte dhe ballina e kësaj ndërtese. Përveç kësaj, pesë ndërtesa të tjera që gjendeshin në zonë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Nga ikona e transmetimeve mund të kuptojmë qartë se shpërthimi ishte vdekjeprurës por për fat të mirë nuk kishte shumë njerëz aty gjatë momentit të shpërthimit.

Ky koleksion, përmbante 80 auto veturat Porche më të rralla në botë. Modelet e prodhuara nga kjo kompani gjatë gjithë viteve të aktivitetit të saj. Makina luksoze, retro, të cilat kishin një vlerë marramendëse në treg.

Ky koleksion ishte njohur dhe nga kompania Porche, e cila e kishte karakterizuar si «një rishikim mahnitës i historisë së saj». Përmasat e dëmit të shkaktuar konsiderohen fatale pasi nga ky shpërthim ishin shkrumbuar të gjitha auto veturat. Koleksioni në fjalë ishte pronë e Bob Ingram-it.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report