Connect with us

Azia

Shpërthim vullkanik në një ishull të Japonisë

Published

on

Shpërthim vullkanik në një ishull të Japonisë

Autoritetet e Japonisë ndodhen në gjendje alarmi pasi një vullkan i cili gjendet në ishullin «Kuchinoerabu», në Japoninë jugperëndimore, ka hyrë në fazën e shpërthimeve. Shërbimi Japonez meteorologjik ka realizuar disa xhirime të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në të gjitha rrjetet televizive Japoneze.



«Deri tani nuk janë regjistruar viktima apo dëme materiale», ka thënë për një agjenci Franceze një nga nëpunësit lokalë të asaj zone. Sipas autoriteteve, hiri vullkanik arriti deri në 6 kilometra lartësi para se të rikthehej përsëri në terren në një rreze prej 1,5 kilometrash përreth kraterit.

Përfaqësuesi qeveritar ka thënë gjatë një deklarate për shtyp  se po merren të gjitha masat që duhen për tu siguruar banorët e këtij ishulli.

Ky vullkan ka shumë kratere, por rreziku i sotëm ishte tek njëri nga këto kratere,  i cili quhet «Sintake».

Shpërthime vullkanike në këtë ishull ka patur dhe gjatë fund vitit të kaluar por autoritetet u detyruan të japin buletin të jashtëzakonshëm pasi shpërthimi që ndodhi ishte shumë më i fuqishëm. Këto informacione janë dhënë nga përfaqësuesit e shërbimeve meteorologjike, sizmologjike dhe vullkanike.

«Në këtë periudhë gjenden aty vetëm 71 familje me gjithsej 109 njerëz, disa nga të cilët jetojnë vetëm disa kilometra larg nga ky krater», ka thënë njëri nga ekspertët.

«Në këtë fazë nuk është vlerësohet se ka ndenje arsye të largohen», shtoi ai më tej. Por, duke patur parasysh që midis banorëve ka dhe të moshuar, do të ishte e domosdoshme të merreshin masa nëse situata do të përkeqësohej.

Vullkani i përket shkallës 3

Aktiviteti i vullkanit është përcaktuar në kategorinë e tretë të shkallës 5 pikësore, e cila aktualisht nuk duket se do ta rrisë nivelin. Kjo për shkak se rrezja ku bie hiri vullkanik nuk tejkalon 2 kilometrat. Rrjeti televiziv NHK ka transmetuar imazhe ku vërehej tymi i bardhë ndërsa ngrihej nga krateri i vullkanit.

Gjatë muajit Maj të vitit 2015 banorët e «Kuchinoerabu-së» kishin ikur nga ishulli në drejtim të jugut të Kinës. Kjo kishte ndodhur pasi niveli i alarmit kishte arritur në shkallën e pestë, më të lartën.

Japonia gjendet mbi zonën e quajtur «Unaza e zjarrit» në oqeanin paqësor. Një zonë ku ka aktivitet të vazhdueshëm sizmik dhe vullkanik. Në Japoni ndodhen 110 vullkane aktive, nga të cilat monitorohen nga afër 47 prej tyre.

Në shtator të vitit 2014, një tjetër vullkan,  në pjesën qendrore të Japonisë (Mali Odake), hyri papritur në fazë shpërthimi duke përpirë disa turistë dhe alpinistë. Në atë rast kishin humbur jetën e tyre gjithsej 63 persona. Ajo ishte katastrofa më e madhe e këtij lloji për 90 vitet e fundit.


Më të lexuarat