Connect with us

Europa

Shpëtuan një ujk pasi kujtuan se ishte qen

Published

on

Shpëtuan një ujk pasi kujtuan se ishte qen featured

Disa punëtorë nga Estonia kishin vrapuar për të shpëtuar një qen i cili po mbytej në një lumë gjatë ditës së mërkurë, pa e kuptuar se ata kishin vënë një ujk në makinën e tyre.

Sipas publikimit të BBC-së, punëtorët po punonin në një digë në lumin Parnou kur papritur kishin vënë re ujkun, i cili ishte bllokuar në ujërat e akullta të këtij lumi.


Shpëtuan një ujk pasi kujtuan se ishte qen post

Pasi kishin arritur ta shpëtonin ata e kishin transportuar në veterineri dhe aty kishin kuptuar se në realitet kishin shpëtuar një ujk dhe jo një qen.

Unioni i Mbrojtjes së Kafshëve të Estonisë (EURA) raportoi se ujku kishte patur presion të ulët gjaku kur kishte mbërritur tek veterineri.  Për këtë arsye ai ishte i qetë dhe i kënaqur kur e futën në makinë për ta ngrohur.

«Jemi kaq të gëzuar për rezultatin e historisë saqë duam të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit. Veçanërisht ata që shpëtuan ujkun nga mbytja. Gjithashtu duam të falënderojmë mjekët e klinikës veterinare të cilët nuk ishin frikësuar për tu përkujdesur për kafshën e egër», deklaroi EURA.

Veterinerët nuk kishin arritur ta kuptonin menjëherë por aty ndodhej një gjahtar i cili njihte shumë mbi ujqërit e zonës. Ai e kishte kuptuar se nuk ishte qen, por bëhej fjalë për një ujk mashkull, rreth 1 vjeç.

Sapo kishin dëgjuar këtë ata e kishin transportuar ujkun në një kafaz, natyrisht pasi kishte ardhur në formë. Në fund i kishin vënë një GPS dhe e kishin lënë të lirë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat