Connect with us

Europa

Shqiptari masakrohet nga Shqiptarët në burgun Korydallos

Published

on

Shqiptari masakrohet nga Shqiptarët në burgun Korydallos

Detaje shokuese por dhe pikëpyetje serioze mbi vrasjen e të burgosurit Shqiptar. Bashkëpunëtorët e tij e godisnin me makth në kokë dhe në qafë përpara syve të gardianëve.

Skenat e vrasjes së Albert Bakos nga disa të burgosur të tjerë Shqiptarë ishin vërtet shokuese. Viktima u masakrua nga disa të burgosur të cilët e godisnin atë në kokë dhe në fyt me thika artizanale. Ka marrë plot 12 goditje me thikë në kokë dhe qafë. Njëri e mbante dhe tjetri i ngulte thikën pa ndërprerje. Kjo situatë zhvillohej para syve të gardjanëve Grekë.

Albert Bako po vuante dënimin në burgun e Korydallos-it i cili gjendet në Athinë. Ai është personi i cili qëlloi me kallashnikov ndaj një kafeneje në Athinë në Nëntor të 2014-ës.


Shqiptari masakrohet nga Shqiptarët në burgun Korydallos post

Sipas burimeve të gjitha goditjet gjendeshin në kok dhe në fyt, një fakt që dëshmon se autorët kishin qëllim ta hiqnin qafe me çdo kusht.

Karakteristike ishin dhe dëshmitë e gardianëve Grekë të cilët akuzuan haptas Ministrinë Greke të drejtësisë. Ata thanë: <<na vjen keq dhe shprehim zemërimin tonë për vrasjen brutale të burgosurit shqiptar i cili u ther si dele nga patriotët e tij në burgun 1 të Korydallos-it>>.

Ndër të tjera janë parashtruar dhe pikëpyetje si <<pse burgu ishte i hapur në 12:45 kur duhej të ishte mbyllur që nga ora 12:00 >>.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:45, pasi ai u shoqërua në një nga qelitë e rajonit “E” të këtij burgu, i cili gjendet në katin e parë të ndërtesës. Sulmi ka filluar në qelinë e tij ndërsa ai ishte përpjekur të shpëtonte duke vrapuar drejt bodrumit të burgut.

Kjo tregon qartë se qelia e tij ishte e hapur ndërsa ajrosja e mëngjesit mbaron në orën 11:30. Pastaj të burgosurit mbyllen nëpër qelitë e tyre ku dhe u shërbehet ushqimi i drekës. Përse ishin të hapura qelitë e burgut në atë orë?

Nuk dihet ende sa ishin autorët

Nuk është saktësuar akoma se sa persona merrnin pjesë në vrasjen e tij, por ata vazhdonin ta godisnin me thika viktimën akoma dhe përpara syve të gardianëve të burgut. Gjatë momenteve që viktima kishte vrapuar në bodrum për të shpëtuar, gardianët ishin përleshur egërsisht me autorët për të shpëtuar viktimën, por pa sukses.

Sapo kanë arritur të fusin situatën nën kontroll gardianët e kanë transportuar viktimën në spitalin e burgut, ku dhe u shua mbas disa minutash. Ai mbante me vete 300€, kjo është diçka që lind pikëpyetje pasi sipas rregullores, të burgosurit nuk lejohet të mbajnë para me vete.

Ngjarja po hetohet penalisht dhe menjëherë filloi një mbledhje e jashtëzakonshme nën mbikqyrjen e sekretarit të përgjithshëm për politikën kundër krimit. Ky urdhër është dhënë drejtpërdrejt nga Ministri i drejtësisë, z Mihali Kalogjiru .

Gardianët e burgut, të cilët gjendeshin aty në orën e ngjarjes, kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe në vazhdim janë shoqëruar në psikiatri ku u është dhënë medikament qetësues. Kjo ndodhi pasi ata ishin të tronditur nga skenat brutale në të cilat ishin dëshmitarë okularë.

Hasmëri me një tjetër të burgosur

Albert Bako ishte mbajtur për një afat kohor në burgun e Kretës. Sipas lëndës së dosjes ai kishte urdhëruar dy Shqiptarë të tjerë që të kërcënonin avokatin Mihalis Zafiropulos, por ata e kishin vrarë atë. Sipas akuzës kishte qenë pikërisht ai personalisht njëri nga dy autorët e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj avokatit Jorgos Andonopulos.

Ndërsa në vitin 2014 ishte implikuar në një ngjarje tjetër ku kishte hapur zjarr drejt një qendre argëtimi në Mikrolimano, ku mbetën të plagosur 14 persona.

Gjatë kohës që gjendej në burgun e Kretës, Albert Bako ishte përleshur me njërin nga autorët e vrasjes së avokatit Zafiropulos. Atëherë atë e kishin marrë dhe transferuar në burgun e Dhomoko-së për të siguruar jetën e tij.

Mesditën e së Hënës ai ishte transferuar në Koryadallos, pasi ditën e mërkurë do vazhdohej procesi Gjyqësor për vrasjen e avokatit Mihalis Zafiropulos.

Gardianët e burgut e kishin vënë në një qeli me disa Shqiptarë të tjerë. Midis tyre kishte qenë dhe njëri nga vrasësit e avokatit Zafiropulos por dhe bashkëpunëtori i tij në atentatin ndaj avokatit Andonopulos.

Gardianët e kishin vënë në të njëjtën qeli me ta pasi dukej se kishte marrëdhënie të mira me ta. Ata sa e panë ku vërsulën dhe i mbyllën gojën një herë e përgjithmonë.


Më të lexuarat