Connect with us

Europa

Shqiptari trafikonte kokainë në Greqi nga burgu i Gjermanisë

Published

on

Shqiptari trafikonte kokainë në Greqi nga burgu i Gjermanisë

Katër nga gjashtë të arrestuarit kishin rol aktiv në rrjetin e trafikimit. Shqiptari trafikonte kokainë në Greqi nga burgu i gjermanisë. Ai e realizonte trafikun nëpërmjet transporteve ajrore, ndërsa gjatë aksionit të Policisë u sekuestruan 36 kilogram kokainë e pastër. Kokaina trafikohej e kamufluar në paketim superfood nga vendet e Amerikës Jugore.


Shqiptari trafikonte kokainë në Greqi nga burgu i Gjermanisë post

Mbas një operacioni të Policisë Greke i cili u realizua ditën e djeshme, u kapën dhe u sekuestruan në formën e provës rreth 36 kilogram kokainë. Lënda narkotike ishte e paketuar në paketa superfood, të cilat ishin të ngopura me kokainë. Autoritetet Greke bëjnë të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar armë dhe municione.


Shqiptari trafikonte kokainë në Greqi nga burgu i gjermanisë në bashkëpunim me një grek nga Brazili

Për këtë çështje janë arrestuar gjashtë qytetarë grekë nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Katër nga gjashtë të arrestuarit, kishin rekorde kriminale në të kaluarën, ndërsa dy të tjerët kishin rolin e shpërndarësit.

Sponsorizonim e këtij aktiviteti e bënte një shqiptar, i cili gjendet i mbyllur në burgjet e gjermanisë. Transportin e realizonte një shtetas Grek, i cili banon në Brazil. Shtetasi Grek është arritur të identifikohet nga autoritetet, por nuk është arrestuar ende .

Bashkëpunimi i deritanishëm ndërkombëtar, ka sjellur zbulimin e disa rrugëve të transportit të lëndës narkotike. Kjo realizohej nëpërmjet transporteve ajrore të cilat përmbanin kokainën e cila importohej nga Brazili. Hetimi paraprak ndodhet në zhvillim e sipër ndërsa gjashtë të arrestuarit janë dërguar përpara Prokurorisë së Athinës.


Më të lexuarat