Connect with us

Azia

Shteti Islamik organizoi sulmin në kishën Filipineze

Published

on

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në kishën Filipineze

Shteti islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e realizuar brenda në një kishë gjatë orës së meshës në Filipine. Sulmi ishte realizuar gjatë orëve të para të mëngjesit në një kishë, e cila gjendet në Filipinet jugore.

Ju rikujtojmë që nga ku sulm u vranë të paktën 20 vetë dhe 81 të tjerë mbetën të plagosur.



Shteti Islamik ka publikuar nëpërmjet agjencisë «Amaq» lajmin sipas të cilit «dy kamikazë kishin hedhur veten në erë, brenda dhe jashtë kishës në parkingun përballë».

Ky lajm është publikuar nga një qendër e specializuar Amerikane, e cila monitoron aktivitetin e Shtetit Islamik në Internet.

Sulmi ishte realizuar në ishullin «Jolo», në jugun e trazuar të Filipineve,  ku pjesa dërrmuese e popullsisë është myslimane. Ky sulm ishte dhe më i madhi gjatë viteve të fundit, në një zonë të rrënuar që goditet prej kohësh nga paqëndrueshmëria.


Më të lexuarat