Si ishin zhdukur burrat në Spanjë para 4000 vitesh featured
Burrat në spanjë ishin zhdukur pothuajse komplet dhe më pas ishin zëvendësuar nga një emigrimi i një popullsie masive nga Stepat Ruse. Kjo është konfirmuar nga analizat gjenetike. Në këtë kolazh shikoni një nga varret që ishin zbuluar gjatë gërmimeve në gadishullin Iberik.

Transformimi i gadishullit Iberik, i cili përfshinte Portugalinë dhe Spanjën e sotme ka ndodhur rreth 4500 vite para periudhës së bronzit. Disa studiues të Universitetit Hudsfield kanë analizuar kodin gjenetik të 403 Iberikëve që jetonin në periudhën midis  viteve 6000 pes dhe 1600 pas lindjes së krishtit. Këto studime kanë treguar se popullsia e kësaj zone ka pësuar ndryshime drastike që nga epoka e gjuetarëve deri në ditët tona.

Ajo që ishte vërtet mbresëlënëse, ishte fluksi masiv i të rinjve të cilët për më shumë se pesë shekuj përbënin rreth 40% të përmbajtjes gjenetike në Iberisë dhe 100% të gjinisë mashkullore.

Kjo tregon qartë se këta banorë të rinj ishin kryesisht meshkuj të cilët kishin zëvendësuar paraardhësit e tyre në këto zona. Gratë kishin mbijetuar në realitetin e ri.

Nuk është sqaruar nëse ky fenomen ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së vetë femrave të kësaj zone. Nuk dihet nëse ishte zgjedhja e tyre për tu bashkuar me të sapoardhurit.

Edhe në Indi është zbuluar një fenomen i tillë

Ky fenomen nuk përfshin vetëm popullin Spanjoll. Të dhënat shkencore kanë treguar se diçka e tillë kishte ndodhur dhe në Indi rreth 5.000 vite më parë. Një masë e madhe popullsie nga Stepat Ruse ishte zhvendosur drejt Evropës dhe Azisë.

Ata kishin dominuar në këtë zonë pasi kishin një ekonomi të fortë me kuaj të zbutur dhe karroca. Në këtë mënyrë ata kishin arritur të dominonin mbi popullsinë rurale.

Gjithashtu, vlerësohet se ishin pikërisht këta që përhapën gjuhët indo-evropiane të cilat përdoren akoma dhe sot në Indi. Studiuesit kanë zbuluar se rreth 2.500 vite para lindjes së krishtit këto popullsi kishin bashkëjetuar. Banorët e Iberisë kishin filluar të jetonin pranë emigrantëve të rinj  në Evropën Qendrore.

Këta emigrantë kishin ardhur aty nga Stepat Ruse. Pas një bashkëjetese disa-shekullore këto dy popullsi të ndryshme ishin homogjenizuar.

Në zonën Castillejo de Bonete, në Spanjë, ishte zbuluar një varr në të cilin ndodheshin kufomat e një burri dhe një gruaje. Ata i kishin varrosur krah për krah. Analizat kishin treguar se gruaja ishte indigjene ndërsa mashkulli e kishte prejardhjen nga Evropa Qendrore.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu