Connect with us

Editorial

Skandal: Lulzim Basha përmend jo një por 3 palë zgjedhje me 13 tetor

Lulzim Basha pretendon të zhvillohen tre palë zgjedhje më 13 tetor për të shpëtuar PD-në dhe veten e tij nga eliminimi politik por është pak vonë për pretendime të tilla

Published

on

Lulzim Basha përmend jo një por 3 palë zgjedhje me 13 tetor

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit gjendet në prag të shkarkimit të tij nga ky post për shkelje të rëndë të kushtetutës pasi në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit ai u përpoq të krijonte një përplasje civile nëpërmjet dekreteve në prag të zgjedhjeve.

Siç duket, Partia Demokratike po gatuan diçka pasi gjatë një interviste për mediat pas takimit të kreut të PD-së me Presidentin, Lulzim Basha ka përmendur 3 palë zgjedhje dhe datën 13 tetor. Kjo mund të jetë thjeshtë një përpjekje e PD-së për të shpëtuar aleatin e tyre, Ilir Metën, nga shkarkimi dhe ndëshkimi por kjo pistë nuk është akoma e konfirmuar zyrtarisht.

Pas këtij takimi, kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime dhe me krerët e partive të vogla që i janë bashkangjitur opozitës në misionin e saj të «pa mundur». Kjo tregon qartë se Lulzim Basha po përpiqet të mbijetojë politikisht pas disfatës së fuqishme të 30 qershorit.

Partia Demokratike dhe mediat e saj kanë filluar të bombardojnë publikun me lajme të rreme dhe kjo është një taktikë që është përdorur shpesh nga fuqi anti-demokratike për të rrëmbyer pushtetin në mënyra jo transparente

Megjithatë para dy ditësh qarkulloi dhe një artikull nga gazeta Rilindja Demokratike në të cilin thuhej se Edi Rama ishte gati të japë dorëheqjen dhe në postin e presidentit të propozohej ish deputetja e PD-së, Jozefina Topalli. Ky lajm u përgënjeshtrua nga vetë Kryeministri Rama.

Fakti që mediat e PD-së kanë filluar të transmetojnë lajme të pavërteta është një fakt shqetësues pasi kjo tregon një përpjekje të vazhdueshme për kapje pushteti në mënyrë jo demokratike nga një parti që tashmë asnjë lidhje nuk ka me demokracinë përveç emrit të huazuar. Megjithatë, një gjest i tillë ndëshkohet nga vetë shoqëria civile pasi në realitet bëhet fjalë për dezinformim të qëllimshëm me vetëdije të plotë.

Kësaj radhe, Lulzim Basha ka dalë në shërbim të presidentit duke u përpjekur të legjitimojë një dekret që ligjërisht nuk ka asnjë vlerë juridike. Si duket PD-ja po përpiqet të justifikojë aleatët e saj për ti shpëtuar ata nga problemet që vetë ata i kanë krijuar vetes së tyre duke shkelur kushtetutën në mënyrë flagrante.

Nëse PD-ja do të ishte kaq e pastër do ta ankimonte këtë dekret duke i dalë në mbrojtje por deri tani e vetmja gjë që ka bërë është se e ka përdorur këtë dekret Nul për të ndërtuar një mashtrim publik. Zgjedhje në 13 tetor nuk ka dhe nuk mund të ketë pasi zgjedhjet që parashikohen nga kushtetuta do të realizohen në 2021-shin, siç parashikohen nga kushtetuta.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat