Connect with us

Opinion

Skandal: Sali Berisha keqpërdor imazhin e Ramush Haradinaj-t për të sulmuar kundërshtarët e tij

Sali Berisha po përdor rëndë imazhin e Ramush Haradinajt për të sulmuar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin për llogari të interesave të tij dhe të PD-së

Published

on

Sali Berisha keqpërdor imazhin e Ramush Haradinaj-t duke sulmuar kundërshtarët e tij

Pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka filluar një luftë në social media midis përkrahësve të njërës apo tjetrës palë politike në shqipëri.

Partia Demokratike ka filluar ta përdorë imazhin e heroit tonë kombëtar për interesat e mbijetesës së saj politike. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit kjo parti pësoi një rrënim total pasi tashmë ka humbur pothuajse çdo lloj pushteti.

Gjatë ditëve të fundit Sali Berisha ka filluar një aksion masiv me të paktën 5 ose më shumë postimeve të cilat në tërësi janë fotomontazhe  me manipulime të rëndomta. Në shumicën e rasteve, Berisha nuk ka hezituar aspak të paraqesë Ramën dhe Thaçin sikur ata fshihen pas dërgimit të zotit Haradinaj në Hagë.

Disa nga Statuset e tij mnd ti ndiqni dhe më poshtë.

Thaçi Vuçiç/
Në këtë status vihet re qartë se bëhet fjalë për një sulm ndaj Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi. Bëhet fjalë për një fotomontazh ku presidentët e Kosovës dhe Serbisë flasin në mënyrë të dyshimtë. Kjo foto është një foto e montuar dhe e manipuluar falë programeve të përparuara si Adobe Photoshop.
Haradinaj--Rama
Në statusin e më poshtëm vihet re pastër se imazhi i Ramush Haradinajt është përdorur kundër Kryeministrit Rama duke e konsideruar si një boss të mafias. Në realitet, përsëri bëhet fjalë për përpunim me programe të avancuara si ai që përmendëm pak më sipër.
Rama makarona, Haradinaj UÇK
Dhe në këtë status vihet re qartë se imazhi i Haradinajt po përdoret nga ish kryeministri, Sali Berisha, për të goditur Ramën. Një gjest tepër i ulët !!
Lider Loder
Një tetër status sulmues i zotit Berisha ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama.
Rama -Thaçi
Në këtë status, Saliu është përpjekur të paraqesë Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si dy bashkëpunëtorë të cilët sipas teorisë na paskan shtirë në kurth Ramush Haradinajn dhe pikërisht këta qenkan shkaktarët e proçedimit të Haradinajt në Hagë. As më pak dhe as më shumë por në këtë status Berisha ka sulmuar dy kundërshtarët e tij kryesorë. Pra ka keqpërdorur sërish imazjin e Haradinajt duke e përdorur atë për të lënduar imazhin e dy politikanëve në fjalë.

Këto statuse nuk janë ppublikuar brenda një jave apo brenda një muaji por brenda 2 orëve. Me sa duket Sali Berisha paska gjetur një pretekst të ri. Duhet ti rikujtojmë Berishës dhe veten e tij në një situatë tepër kritike për vendin tonë si ajo e 1997-ës kur ai duhej të jepte dorëheqjen për të evituar përplasjen civile në vend. Ai jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por me sa duket akoma nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë edhe pse loja e tij tashmë nuk premton shumë.

Në realitet, nëse Berisha do të jepte dorëheqjen në vitin 1997 atëherë tani çdo përplasje do të ishte evituar dhe shqipëria nuk do të ishte djegur.

Në këtë rast po keqpërdopret rëndë imazhi i Ramush Haradinajt për tu sulmuar persona të targetuar dhe specifikëspecifikë të targetuar. Kjo do të thotë që zoti Berisha po loz lojën e radhës meqë ka gjetur dhe pretekstin për të bërë një gjë të tillë por çështja nuk është midis Haradinajt dhe Ramës dhe zoti Berisha mirë bën të mos luajë një lojë të tillë duke u fshehur pas imazhit të një heroi. Sali Berisha duhet të përballet personalishe me Ramën pa u fshehur pas imazhit të njërit apo të tjetrit.

Sali Berisha është personi i fundit që nuk duhej të fliste pasi për hartimin e dosjes së gjeneralëve të UÇK-së akuzohet pikërisht Lulëzim Basha me Argita Malltezin. Pra pikërisht bashkëpunëtorët dhe familja e Berishës janë përgjegjës për proçedimin e gjeneralëve të UÇK-së në Hagë për krime lufte.

Dosja e Argita Berishës e Lulzim Bashës për krime të shqiptarëve ndaj serbëve vijon të sjellë probleme, dy ish…

Posted by SKY MEDIA on Tuesday, January 15, 2019

Më të lexuarat