Connect with us

Editorial

Skandal: Voltana Ademi nuk dorëzon mandatin sipas ligjit por kërkon dhe të na qeverisin ndërkombëtarët

Voltana Ademi insiston të mos dorëzojë zyrën e Kryebashkiakes së Shkodrës dhe u kërkon ndërkombëtarëve të na qeverisin ata. Jo vetëm zonja Ademi por dhe partia që përfaqëson kanë filluar të çmenden përnjëherësh

Published

on

Voltana Ademi ka bërë një deklaratë skandaloze ku ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve si në kohën e Princ Vidit.

Deklarata e saj e plotë:

«Sot në 2013—tën nuk mund tja dorëzojmë bashkinë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%-esh! Në vitet 1913-1914 dhe 1918-1920 ky qytet me gjithë rëndësinë vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne të jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision Administrativ Evropian besimplotë tek vullneti i tyre demokratik deri sa të shkohet në zgjedhje të vërteta sesa të biem në diktaturën e pakicës së pakicës votuese! Për këtë, në emër të shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ju kërkoj publikisht ju, të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë me shpresën se do të bëheni garant i vullnetit qytetar», tha ajo duke mbyllur.

Opozita ka braktisur parlamentin, zgjedhjet dhe pothuajse gjithçka dhe i është dhënë epshit të saj të hershëm, anarkisë dhe ardhjes në pushtet me formula të ndryshme deri sa të arrihet rezultati i dëshiruar. Deri tani kemi një shtet dhe një antishtet i cili po i kundërvihet një shteti duke krijuar zhurma të tepërta dhe rrëmujë pa vend.

Opozita përbëhej nga një personel dhe një koalicion, pjesëtarët e së cilit kanë të paktën 30 vite përvojë në politikë. Asnjë nuk i detyroi të tërhiqen nga Parlamenti dhe as nga votimet pasi kjo zgjedhje ishte e tyre personale. Madje ishte konsultuar dhe me partitë aleate të saj për të organizuar një sulm të sintonizuar kundër një qeverie që votohet nga populli.

Qeveria Rama është një qeveri e cila ka punuar shumë për zhvillimin e vendit tonë. Kjo nuk do të thotë që «çdokush ka mbetur i kënaqur apo çdokush paska fituar». Kjo nuk do të thotë që qeveria Rama është perfekte dhe e pagabueshme, por ama nuk është nga ato «qeveri apo parti që krijojnë skandale» në prag të çeljes së negociatave duke vënë në rrezik një proces madhor i cili është në interes të shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi.

Siç po e shikojmë, në këtë proces integrimi kemi shumë interesa që luhen në një fushë ku Partia Demokratike kërkon të hedh në erë gjithçka duke krijuar situata të tilla. Kjo është skandaloze

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat