Connect with us

Bota

Skifteri Rus vjedh pikturën në mes të ditës

Published

on

Skifteri Rus vjedh pikturën në mes të ditës

Skifteri 31 vjeçar është larguar si zotëri pasi zhvati një pikturë e cila i përkiste një piktori të njohur Grek. Kjo vepër arti po ekspozohej në një galeri artesh në Rusi dhe vlente mbi 160.000 €.

Në një video të marrë nga sistemet e përgjimit të galerisë së Trajkovit në kryeqytetin rus, «skifteri» duket qartë kur rrëmben pikturën dhe largohet pa e shqetësuar askush. Rojet nuk e kishin ndaluar pasi e kishin kaluar për punonjës të galerisë.



Galeria ka konfirmuar nëpërmjet një statusi në Facebook se piktura e vjedhur, ishte vepër e një artisti të madh Ruso-Grek i cili quhej «Arkhip Kuindzhi».

Piktura e vjedhur ishte vepër e vitit 1908 dhe mbante emrin «
Ai-Petri. Crimea ».



Skifteri 31 vjeçar u arrestua gjatë një operacioni policor në apartamentin e tij. Ai kishte mohuar çdo lidhje të tijën me vjedhjen por gjatë kontrollit Policia kishte gjetur veprën e artit të fshehur në një ndërtesë diku në afërsi të banesës së tij.


Më të lexuarat