Connect with us

Arsimi

Studentë nga të gjitha rrethet në protestë masive kundër tarifës së arsimit

Published

on

Reagon Rinia shqiptare e SHBA mbi protestën studentore

Studentët në protestë masive kundër tarifës së Arsimit

Masiv dhe i fuqishëm ishte reagimi i studentëve sot në mbarë Shqipërinë. Që në orët e mëngjesit  ata vendosën të mblidhen para godinës së Universitetit Fan Noli.

Bëhet fjalë të gjitha fakultetet e tij. Më vonë ata janë drejtuar në bulevardin Republika duke mbushur sheshin Qendror të Korçës,  për të protestuar kundra tarifave të larta të arsimit.


Studentë nga të gjitha rrethet në protestë masive kundër tarifës së arsimit

Duke përfshirë këtu tarifën për provimet e prapambetura dhe gjithashtu kërkuan përmirësim në kushtet universitare.

As studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës nuk kanë rënë aspak dakord me deklaratat e kryeministrit. I cili deklaroi se sot po protestojnë ata që janë studentë ngelës .

Menjëherë protestuesit reaguan! Natyrisht duke ju përgjigur se Rinia shqiptare nuk është ngelse por është një rini që do ditë përpiqet të arsimohet. Një rini që paguan tarifat e rritura nga bilanci i varfër i familjeve të tyre. Madje marrin dhe para borxh për të paguar tarifat e qeverisë aktuale.

Edhe Studentët e Elbasanit në Tubim

Edhe studentët e universitetit Aleksandër Xhuvani kanë bojkotuar mësimin duke ju bashkangjitur studentëve të Tiranës. Ata u mblodhën nga rrethe të ndryshme duke protestuar në sheshet para universiteteve.


Studentë nga të gjitha rrethet në protestë masive kundër tarifës së arsimit

Në protestë nuk morën pjesë pedagogë por vetëm politikanë të cilët deklaruan se kishin vajtur aty pas ftesës që ju bë nga vetë studentët. Në Shkodër protestat kanë qenë më të vogla.

Studentët e disa universiteteve të Shkodrës dolën para ndërtesës së Elektoralit duke deklaruar se tarifat ekzistuese rëndojnë rëndë buxhetin e tyre.

Ndërsa në Vlorë dhe në Gjirokastër studentët nuk arritën të organizonin ndonjë tubim. Disa të pyetur se përse nuk u bashkëngjitën  studentëve të rretheve të tjera , përgjigja e tyre ishte, se nuk ishin të lajmëruar, por dhe druheshin nga drejtuesit e universiteteve.

Studentët nga ana e tyre kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Në të njëjtën kohë Ministrja e Arsimit Lindita nikolla sot do të prononcohet publikisht nga emisjoni Open me Eni Vasilin.


Më të lexuarat