Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Studentja pickohet nga akrepi gjatë udhëtimit me aeroplan

Published

on

udentja pickohet nga akrepi gjatë fluturimit në aeroplan FEATURED

Studentja pickohet nga akrepi gjatë udhëtimit me aeroplan, i cili i përkiste linjës që frekuentonte. Aeroplani kishte filluar procedurën e uljes në aeroport kur ajo kishte kuptuar se diçka po lëvizte mbi kurrizin e saj. Në fillim kishte menduar se ishte ajri nga sistemi i ajrosjes i cili gjendej mbi kokën e saj. Pas pak ajo kishte ndjerë një dhimbje të fortë në mesin e saj dhe kishte konstatuar se diçka e kishte pickuar.

«Kuptova menjëherë se diçka më kishte pickuar, por nuk kisha mundësi të ngrihesha nga vendi pasi nuk lejohej pasi aeroplani po ulej në aeroport», deklaroi ajo për RT.


Studentja pickohet nga akrepi gjatë udhëtimit me aeroplan.
Studentja pickohet nga akrepi gjatë udhëtimit me aeroplan. Akrepi që shikoni në foto u kap pas kontrollit në vendin e saj. Për fat të mirë gjendej gjatë uljes në aeroport dhe ndërhyrja ishte e shpejtë. Menjëherë, aty vajti ambulanca me ekipin mjekësor për tu përkujdesur për vajzën. Në rast të kundërt dhe nëse gjendeshin në ajër larg aeroportit ndoshta mund të flisnim për një rrezik serioz për jetën e saj.

Sapo ishte ulur aeroplani, ajo kishte kontrolluar vendin e saj dhe kishte zbuluar akrepin. Për fat të mirë nuk ishte plagosur rëndë. Mbetet akoma një mister mënyra se si kishte përfunduar akrepi në aeroplan.

Kompania ajrore e kishte karakterizuar «të rrallë» këtë incident por kohët e fundit është rasti i dytë që shikohet akrep gjatë fluturimit brenda ne aeroplan.


Studentja pickohet nga akrepi gjatë udhëtimit me aeroplanin e linjës që ajo frekuentonte për të kryer udhëtimet e saj të nevojshme (video). Burimi – CBC


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat