Connect with us

Azia

Stuhia e rërës përpin një qytet të tërë në Indi

Published

on

Stuhia e rërës përpin një qytet të tërë në Indi

Impresionuese por në të njëjtën kohë dhe të frikshme janë imazhet që ishin filmuar nga banorët e qytetit Churu në Indi. Këto imazhe janë filmuar gjatë kohës që ky qytet ishte goditur nga një stuhi rëre. Kjo stuhi kishte përpirë gjithë zonën.

Në disa video që ishin ngritur në YouTube, dukej qartë se stuhia e rërës kishte filluar nga shkretëtirë e afërt dhe ishte drejtuar drejt shtëpive dhe ndërtesave të një qyteti.

Në disa video të tjera ishin filmuar momentet, teksa stuhia e rërës po marshonte nëpër rrugë dhe nëpër fusha. Sipas informacioneve të fundit nga mediat, nuk ishte plagosur askush nga kjo stuhi por ishin shkatërruar totalisht të korrat në atë zonë.


Më të lexuarat