Connect with us

Afrika

Sudan: Dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy fiseve të ndryshme – Shkaku ishte vjedhja e bagëtive

Published

on

Sudan- Dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy fiseve të ndryshme – Shkaku ishte vjedhja e bagëtive

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën e tyre gjatë përleshjeve që ndodhën midis dy fiseve të ndryshme në Sudan. Sipas një zyrtari lokal të paktën 18 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sherri kishte filluar pasi disa anëtarë të fisit Nuer kishin sulmuar disa fermerë të cilët i përkisnin një fisi tjetër dhe pas kësaj ndodhi dhe tragjikja. Ministri i Informacionit në shtetin Lic, konfirmoi lajmin dhe theksoi se sherri kishte filluar për shkak të vjedhjes së disa lopëve. Vjedhjet e kafshëve janë një fenomen i vjetër tashmë në këtë vend. Kjo nuk është asgjë për tu habitur pasi këta hajdutë shpesh herë rrëmbejnë dhe fëmijë, të cilët i konvertojnë në skllevër.

Përplasjet midis këtyre dy fiseve gjithnjë marrin përmasa politike pasi janë fise me pozicion dhe me zë në zonat e tyre. Janë fise që nxjerrin Presidentë dhe Zyrtarë të lartë pasi gëzojnë pushtet të plotë. Megjithatë situata ka eskaluar dhe OHE mori masa të menjëhershme duke vendosur sanksjone kundër Sudanit.

Më të lexuarat