Connect with us

Bota

Sulm i armatosur me pesë të vdekur në Illinois të SHBA-së

Published

on

Sulm i armatosur me pesë të vdekur në Illinois të SHBA-së featured

Sipas raportimeve të policisë, pesë persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi me armë në një godinë në periferi të Çikago-s. Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë plagosur dhe pesë punonjës të policisë. Autori ishte një 45 vjeçar me kombësi Amerikane.

Autori i kësaj ngjarje, Garry Martin,  ishte punonjës në këtë godinë e cila ndodhej në qytetin e Çikagos. Ai ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra nga plumbat e policisë së Illinoit.


Sulm i armatosur me pesë të vdekur në Illinois të SHBA-së post

Shefja e Policisë së Illinoit, Christine Zeman,  ka konfirmuar vdekjen e pesë personave por pa lëshuar asnjë koment mbi shkaqet që kishin shtyrë autorin të kryente këtë krim.

Paralelisht ajo konfirmoi dhe plagosjen e pesë policëve por nuk dha asnjë hollësi mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Brenda në ndërtesë janë gjetur pesë persona të vdekur dhe deri tani asnjë prej tyre nuk është identifikuar.

Sipas gazetës Chicago Sun-Times, një grua e cila ishte paraqitur në polici si e ëma e Martinit, kishte thënë autoriteteve se i biri i saj ishte pushuar nga puna dhe gjendej në gjendje të stresuar deri pak para se të kryente sulmin.



Policia e Çikagos kishte lajmëruar qytetarët mbi sulmin me anë të një statusi në Twitter. Në status shkruhej: «Po zhvillohet një incident me një të armatosur në rrugën 641 Archer. Ju lutemi ti shmangeni kësaj zone».

Një video e cila ishte transmetuar nga disa media lokale tregohen disa automjete të policisë teksa kishin rrethuar godinën e kompanisë së ndërtimit.

Një dëshmitar deklaroi për kanalin CNN  se kishte parë autorin duke vrapuar në një nga korridoret e ndërtesës teksa mbante një pistoletë me leizer në duart e tij. Ai deklaroi se në këto ambiente kishte parë dhe njerëz të përgjakur. Përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë komunikoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara është informuar për incidentin.


Më të lexuarat