Connect with us

Holanda

Sulm me armë zjarri në Utrecht të Holandës

Published

on

Sulm me armë zjarri në Utrecht të Holandës featured

Sipas informacionit të fundit ka ndodhur sulm me armë zjarri në Utrecht të Holandës. Një person i armatosur ka hapur zjarr kundër qytetarëve të Utrecht-it  duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur shumë të tjerë. Policia lokale e Utrecht-it nuk është akoma në gjendje të përcaktojë numrin e saktë të personave të lënduar. Ajo kishte deklaruar se mund të bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.

Zëdhënësi i Policisë Joost Lanshage kishte thënë se deri në këto momente nuk ishin realizuar arrestime. Megjithatë, mediat ndërkombëtare kanë komunikuar se Policia ndodhej në ndjekjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Stacioni televiziv RTV Utrecht kishte cituar dëshminë e një personi i cili kishte parë  një grua të shtrirë në tokë dhe disa persona teksa vraponin nga vendi i ngjarjes.

Sipas CNN- International, ky incident ishte realizuar afër stacionit të tramvait në sheshin “24 Tetori”. Në vendngjarje ndodhen forca të shumte të Policisë dhe pjesëtarë të forcave antiterror. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos afroheshin në zonën ku kishte ndodhur sulmi.

Në të njëjtën kohë, Policia ka urdhëruar të mbyllen të gjitha shkollat dhe të mos lejohet asnjë nxënës të dalë jashtë godinave. Në të njëjtën kohë është rritur në maksimum niveli i gatishmërisë për shkak të terrorit në gjithë provincën e Utrecht-it.

Sipas një përfaqësuesi të Policisë, në vendngjarje janë dërguar të paktën tre helikopterë dhe disa ambulanca, për të bërë të mundur transportimin e viktimave. Menjëherë ishte lajmëruar dhe Kryeministri i Holandës, Mark Rute, i cili kishte shprehur shqetësimin e tij.

Tre të vdekur pas sulmit në Utrecht të Holandës

Numri i të vdekurve ka arritur në 3 persona dhe numri i të plagosurve arriti në nëntë persona. Informacioni ishte konfirmuar nga bashkia e këtij qyteti, e cila ka theksuar se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën e tyre.

Pieter-Jaap Aalbersberg, kishte paralajmëruar me anë të një statusi në Twitter se autorët gjendeshin akoma të lirë, pasi nuk është arritur të kapen nga forcat e rendit. Besohet se autorët ishin zhdukurnga vendi i ngjarjes me një automjet.

Pak më parë, forcat antiterroriste kishin qenë në gatishmëri të plotë pasi ekzistonte informacioni se ishin regjistruar të shtëna në disa zona të qytetit. Kjo kishte ndodhur pas sulmit të parë në sheshin “24 Nëntori”.

Në të njëjtën kohë, Policia Holandeze kishte njoftuar se personi i dyshuar si autor është një shtetas një Turk, 37 vjeç, i cili quhet Gokman Tanis.

Ne nuk do të përkuemi ndaj jotolerancës, deklaroi Kryeministri Rude

«Ne nuk do të dorëzohemi përballë jo tolerancës », deklaroi sot Kryeministri Holandez, Mark Rutte. Këtë deklaratë ai e kishte bërë pas tragjedisë që tronditi shoqërinë e Utrechtit. Sipas Kryetarit të Bashkisë deri tani është konfirmuar vdekja e tre personave.

«Një akt i tmerrshëm kundër qytetërimit tonë, kundër shoqërisë sonë e cila promovon tolerancën dhe është e hapur për të gjithë. Ekziston vetën një përgjigje, dhe ajo është se «Shteti i së drejtës dhe Demokracia jonë duhet të jetë më e fuqishme se fanatizmi», kishte deklaruar Kryeministri Holandez gjatë konferencës për shtyp. «Ne nuk do të përkulemi ndaj jotolerancës kurrë», kishte thënë ai.


Më të lexuarat