Connect with us

Featured

Sulm terrorist me lëndë eksplozive ndaj godinës së kanalit televiziv Grek Skai

Published

on

Sulm terrorist me lëndë eksplozive ndaj godinës së kanalit televiziv Grek Skai

Bombë në godinën e kanalit televiziv Grek “SKAI”

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë jashtë zyrave të kanalit televiziv Grek “Skai”. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 1:50 PM ku pak përpara shpërthimit janë bërë dy telefonata në dy media Greke. Pikërisht në “Zougla” dhe në kanalin televiziv ANT1 duke dhënë ultimatum 45 minuta të largohen njerëzit. Menjëherë në vendngjarje arritën forcat e policisë Greke duke izoluar perimetrin. Lënda eksplozive ishte vendosur brenda një çante pikërisht në kangjellat e rrugës përpara ndërtesës.

Harku kohor i ngjarjes

Shpërthimi i lëndës eksplozive ndodhi në orën 2:37 pm duke shkaktuar dëme të mëdha materiale por për fat të mirë nuk kishte asnjë viktimë. Sasia e lëndës eksplozive që është përdorur vlerësohet nga ekspertët se është rreth 10 kg.

Telefonata paralajmëruese u krye nga një numër i identifikueshëm. Por e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në sulmin jashtë shtëpisë së Zëvendës-Prokurorit të Gjykatës së lartë zotit “Isidhoros Dojakos”!

sulmin jashtë shtëpisë së prokurorit “Isidhoro Dojako”!
sulmin jashtë shtëpisë së prokurorit “Isidhoro Dojako”!

Sipas vlerësimeve të autoriteteve Greke dyshimet mbi autorësinë e këtij sulmi bien mbi celulën terroriste “Grupi i Luftëtareve të popullit”. Lënda eksplozive sipas vlerësimeve dhe detajeve të mbledhura deri në këtë moment është montuar në kangjellat përballë me kapës plastik ose me zinxhir metalik motoçikletash.

Autorët mund të jenë larguar nga vendi ingjarjes me makina ose motoçikleta. Sipas ekspertëve përbërja e kësaj lënde eksplozive kishte në substancën e saj dinamit dhe nitrat amoni. Ekziston material i konsiderueshëm video nga shpërthimi.Ishte një shpërthim i përsosur. Dhe pikërisht për këtë arsye autorët kishin vënë në shënjestër këtë ndërtesë.

Dënim kundër këtij sulmi ishte unanim nga partitë dhe politikanët Grekë. Ndërkohë antiterrorizmi dyshon se pas kësaj bombe fshihet “Grupi i Luftëtareve të popullit”  

Identifikimi i një automjeti të braktisur  në “Petralona” të “Atikës” sjell fakte të reja mbi çështjen e sulmit me eksploziv kundër kanalit televiziv “SKAI”. Pasi pikërisht ky automjet mund të jetë dhe automjeti që është përdorur nga autorët e ngjarjes.

“Sipas njoftimit zyrtar nga drejtoria e Policisë Greke eksplozivi ka shpërthyer në orën 02:35 të mëngjesit. Duke shkaktuar vetëm dëme materiale në ballinën e Godinës së radiotelevizionit Grek “SKAI”. Shpërthimi ishte kaq ifuqishëm sa dëmtimet kanë arritur deri në katin e pestë”.

Sipas informacioneve që transmetoi radiotelevizioni “SKAI” .Që në momentin e parë u lajmërua i gjithë personeli që ndodhej brenda në godinë të evakuonte ndërtesën menjëherë. Në këtë mënyrë dhe falë shpëjtësisë së këtyre veprimeve arritën të shmangin viktimat.

Oficerët e Shërbimit anti-terror mendojnë se mbas këtij sulmi që kishte në shënjestër këtë godinë, Qëndron organizata “Grupi i Luftëtareve të popullit”. Pasi kjo organizatë është e vetmja organizatë aktive e cila ka në radhët e saj ka personel të aftë në ndërtimin e mekanizmave plasës të këtij kalibri.

Kjo organizatë disponon lëndën shpërthyese të këtij lloji si ky që u përdor në këtë rast. Por gjithashtu kjo organizatë disponon dhe personel me vendosmëri dhe përvojë në goditje të tilla. Pikërisht një vit më parë kjo organizatë realizoi një goditje të ngjashme në Gjykatën e apelit të Athinës.

Kryeministri Aleksis Cipras: Sulm i fuqive të errëta ndaj demokracisë!

«Atentati në stacionin televiziv “SKAI” është sulm frikacakësh dhe forcash të errëta, karshi vetë demokracisë». Deklaroi kryeministri Aleksis Cipras në një deklaratë me shkrim të tijën. Duke dënuar në këtë mënyrë sulmin mbi kanalin televiziv “SKAI”

Aleksis Cipras kryeministri aktual i Greqisë
Aleksis Cipras kryeministri aktual i Greqisë

«Nuk kanë për t’ia arritur kurrë qëllimit të tyre. As të terrorizojnë dhe as të çorientojnë askënd» ka shtuar më tej kryeministri Grek Aleksis Cipras.

Por në të njëjtën kohë ai nuk ka hezituar të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen e tij. Por në të njëjtën kohë ai nuk ka hezituar të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen e tij tek gazetarët dhe punonjësit e këtij kanali televiziv.

Kirjakos Micotakis: Klima toksike politike  ka dhe efektet e saj anësore!

Një mesazh me tone të ashpra kundër poleve ekstreme, por edhe kundrejt klimës toksike politike dërgoi sot presidenti i “Demokracisë së Re” zoti Kiriakos Micotakis. Në një vizitë urgjente të tijën të cilën zhvilloi pikërisht në godinën e stacionit televiziv “SKAI” mbas sulmit terrorist me eksplozivë ndaj kanalit televiziv Skai.

Duke folur në një intervistë në emisionin “Simera” ai shfaqi dhe simpatinë e tij të palëkundur për punonjësit e këtij kanali televiziv. Ndërsa nënvizoi se «Polifonia dhe Demokracia nuk mund të heshtin»!

«Policia dhe shteti duhet të gjejnë përgjegjësit dhe ti sjellin ata para drejtsisë» shtoi më tej presidenti i partisë “Demokracia e re” dhe njëkohësisht dhe lideri i opozitës në parlamentin Grek zoti Kiriakos Micotakis.

Dhe i pyetur mbi sulmet e qeverisë ndaj kanalit në fjalë kohët e fundit ai këshilloi që të dyja palët të ulnin tonet.« Kjo klimë politike toksike që po krijohet me përgjegjësinë eqeverisë , siç e shikojmë ka  pasoja» theksoi zoti Micotakis.

I pyetur mbi sulmet e qeverisë ndaj kanalit në fjalë kohët e fundit ai këshilloi që të dyja palët të ulin tonet.«Le të mos hedhim më ujë në mullirin epolarizmit dhe të lejojmë organet përkatëse të bëjnë punën e tyre»

Presidenti i partisë "Demokracia e re" dhe njëkohësisht dhe lideri i opozitës në parlamentin Grek zoti Kiriakos Micotakis
Presidenti i partisë “Demokracia e re” dhe njëkohësisht dhe lideri i opozitës në parlamentin Grek zoti Kiriakos Micotakis.

«Toleranca ndaj dhunës, që nga dhuna me intensitet të ulët deri tek ajo më ekstreme dhe e dënueshme si kjo e sotmja janë fenomene jashtëzakonisht të rrezikshme» tha Presidenti i Demokracisë së re dhe shtoi se «Kur bëhet një dallim mes dhunës së mirë dhe asaj të keqes këto janë rezultatet që shikojmë». Duke dhënë alarmin se «Po kultivohet një brez i ri Terroristësh».«Distanca që ndan një flakadan me një kallashnikov apo një varre nga një bombë. Nuk është e madhe» ,deklaroi presidenti i “Demokracisë së re”!

Fofi Genimata: Goditje ndaj demokracisë!

Ajo i bëri thirrje qeverisë të dërgojë një mesazh kundërdhunës me pretekstin e sulmit ndaj kanalit televiziv SKAI.

«Goditja terroriste kundër kanalit SKAI është goditje kundër demokracisë. Ne e dënojmë atë. Megjithatë dënimi verbal është i pa mjaftueshëm. Autorët duhet të gjenden dhe të dërgohen para drejtësisë . Qeveria e ka për detyrë më në fund të dërgojë një mesazh mospranimi ndaj dhunës.

Fofi Genimata presidente e partisë "Lëvizja e Ndryshimit" (Ish partia PASOK)
Fofi Genimata presidente e partisë “Lëvizja e Ndryshimit” (Ish partia PASOK)

Targetimi i partive politike dhe mediave është në rritje dhe kjo është e papranueshme. Duhet ti jepet një fund predikimeve përçarëse të cilat hedhin ujë në mullirin e të gjithë atyre që sfidojnë Demokracinë. Kjo është një kambanë që të zgjohemi të gjithë», deklaroi zonja Genimata.

Andonis Samaras: Akt monstruoz dhune!

«Goditja terroriste ndaj kanalit televiziv “SKAI”është një akt i neveritshëm dhune dhe tentative për ti mbyllur gojën Gazetarisë» ka nënvizuar me deklaratën e tij ish presidenti i “Demokracisë së re” Andonis Samaras duke shtuar se:«Ata të cilët këtu e shumë kohë targetojnë Mediat dhe gazetarët duhet të reflektojnë. Të mbajnë përgjegjësitë e tyre».

Andonis Samaras ish president i partisë "Demokracia e re" njëkohësisht dhe ish Kryeministër i Greqisë
Andonis Samaras ish president i partisë “Demokracia e re” 

Ai shtoi se «Ndihej i sigurte që kanali televiziv“SKAI” do ta kapërcejë këtë goditje pasi demokracia nuk mund të kërcënohet dhe këtë duhet ta kuptojë gjithkush».

Patriarku Bartolomeu: Sulm ndaj lirisë së shtypit, Polifonisë dhe vetë demokracisë.

«Patriarkana Ekumenike dënon me forcë sulmin terrorist ndaj grupit “Skai” dhe gazetës “Kathimerini”. Ky është një sulm kundër shtypit të lirë, Polifonisë dhe pluralizmit. Një sulm i drejtpërdrejtë kundër Demokracisë. “Dhuna” e cila konsiderohet e papranueshme në do mënyrë apo formë të saj. Nuk është “zgjidhja e problemeve”, e hesapeve apo edhe mosmarrëveshjeve tona. E vetmja zgjidhje duhet të jetë dialogu dhe respekti ndaj jetës, dinjitetit, ndaj pronës dhe punësimit të njeriut.

Patriarku Bartolomeu
Patriarku Bartolomeu

Përfitojmë nga rasti të shprehim mbështetjen dhe simpatinë e kishës nënë të Kostandinopojës kundrejt të gjithë punëtorëve të këtij grupi meditativ, si dhe administratës së tij. Zoti i plotfuqishëm ju mbroftë dhe ju forcoftë në mënyrë që ju të vazhdoni misionin tuaj multidimensional. Gëzuar krishtlindjet».citon Deklarata e Patriarkanës Ekumenike.

Kryepeshkopi Ieronimos: Sulmi ishte kundër vetë demokracisë!

«Sulmimi me bombë kundër kanalit televiziv “Skai” dhe gazetës “Eleftherotipia” përbënin një sulm kundër vetë demokracisë dhe lirisësë shtypit dhe mediave. Dhuna ngado që të vijë provokon vetëm neveri.

Kryepeshkopi Ieronimos
Kryepeshkopi Ieronimos

Dua të shpreh përkrahjen time të thellë ndaj administratës dhe punëtorëve të kanalit dhe gazetës në fjalë».Deklaroi Kryepeshkopi iAthinës dhe mbarë Greqisë mbi sulmin ndaj stacionit televiziv “Skai”.

“Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit Grek” dhe “Unioni i redaktorëve të gazetave të përditshme të Athinës” dënuan dhe ata këtë sulm!

Sulmi ndaj godinës së kanalit televiziv “SKAI” i cili gjithashtu priti sot dhe sallën e seancave plenare të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, ka shprehur me anë të një deklarate se «veprime të ngjashme janë pikërisht të kordinuara kundër lirisë së shprehjes, pluralizmit dhe së fundmi edhe vetë demokracisë».

Një deklaratë solidariteti u lëshua edhe nga punëtorët në “Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Grek”, të cilët theksojnë se: «Duke patur eksperiencën e pakëndshme të pranverës së vitit 2014. Pikërisht kur godinat tona u goditën nga sulme të kësaj natyre t cilat shoqëruan nga përpjekjet tona të njëpasnjëshme për ti rihapur ato! Ne shprehim solidaritetin tonë me punonjësit e kanalit televiziv SKAI duke u uruar atyre kthimin sa më të shpejtë në kushtet njerëzore të punësimit. Dhe dënojmë të gjitha llojet e metodave të dhunshme dhe agresive të “mosmarrëveshjeve” në fushën e Informacionit dhe Demokracisë»

“Bashkimi i redaktorëve” në komunikimin e tij zyrtar. «Dënoi ashpër aktin e sotëm terrorist mbi objektin e stacionit televiziv “SKAI” dhe gazetës “KATHIMERINI”,i cili ndodhi sot në orën 02.37 të mëngjesit. Dhe deklaroi se akte të tilla kanë si qëllim të dëmtojnë Polifoninë dhe pluralizmin».

“Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit Grek”  citon se «Sulmet terroriste nuk kanë asnjë vënd në shoqërinë civile dhe se janë të dënueshëm nga i gjithë spektri demokratik dhe ai i normave shoqërore në vendin tonë. U bëjmë thirrje autoriteteve të identifikojnë dhe lokalizojnë sa më shpejt autorët e kësaj ngjarjeje. Ne gazetarët si dhe gjithë punëtorët e Mediave theksojmë me forcë se nuk terrorizohemi lehtë dhe se do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Duke informuar popullin Grek me prestigj dhe korrektësi. Qëndrojmë të gjithë të fortë duke përkrahur kolegët tanë të “Skai” dhe gazetës “Kathimerini»!


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report