Connect with us

Oqeania

Sulm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re

Published

on

Sulm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re featured

Zelanda e re gjendet në gjendje alarmi pas dy sulmeve që ishin realizuar në dy xhami në zonën e Christchurch. Gjatë këtij sulmi, i cili ishte organizuar nga katër persona, kishin mbetur të vdekur mbi 49 njerëz. Sipas informacioneve ka dhe një numër të madh të plagosurish. Pjesa dërrmuese e tyre ishin kryesisht besimtarë myslimanë të cilët kishin vajtur për tu lutur.

Gjatë një konference për shtypin, Mike Bush, kishte komunikuar se asnjë nga të katër autorët nuk gjendeshin në asnjë listë të  dyshimtë nga autoritetet. Ata kishin rekord të pastër dhe në Australi dhe në Zelandën e Re. Ai ka bërë të ditur se në njërën nga makinat e autorëve ishin zbuluar dhe dy mekanizma shpërthyes.



Pak më herët ishte transmetuar se autorët kishin me vete disa mekanizma të tilla por ky lajm nuk është konfirmuar. Autoritetet e këtij rajoni nuk kanë konfirmuar ende bilancin tragjik por mediat ndërkombëtare transmetonin informacion për më shumë se 49 të vdekur. Sipas informacioneve të para, policia ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër.

Sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ishte transmetuar LIVE nga autori Brenton Tarrant

U konfirmua gjithashtu se: «njëri nga autorët po transmetonte live masakrën hap pas hapi, e cila kishte zgjatur mbi 15 minuta. Sulmi i parë ishte realizuar në orën 14:30 (në orën lokale). Ky sulm ishte zhvilluar në xhaminë Masjid al Noor, e cila gjendet në parkun Hagley. Sipas një gazetari të gazetës Guardian, ishin dëgjuar të paktën 20 të shtëna në ambientet e kësaj xhamie.


Sulm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re
Forcat speciale të zelandës së re teksa po zhvillonin operacione për kapjen ose asgjësimin e autorit të masakrës. Burimi- Screengrab.

Disa minuta më pas, ishte realizuar dhe një sulm i dytë në një xhami në një zonë diku aty afër. Policia e Zelandës së Re kishte nxjerrë menjëherë një njoftim në rrjetet sociale ku thoshte se autori mbetej ende i lirë. Gjithashtu Policia u kishte bërë thirrje qytetarëve të qëndronin në ambientet e brendshme të shtëpive të tyre.

Një dëshmitar okular, i cili kishte dhënë intervistë për gazetën Associated Press, kishte treguar mbi një person me rroba të zeza. Ai tha se autori kishte hyrë në xhami dhe kishte filluar të qëllonte, dhjetë minuta pas momentit të lutjes. Më tej, ai kishte shtuar se kishte parë autorin teksa largohej para se aty të mbërrinin forcat e policisë.

Kishte shkruar në armën e tij termin Turkofagos që do të thotë «Turk vrasës»

Njëri nga autorët kishte shkruar mbi armën e tij termin «Turk vrasës». Kanë dalë në publik disa foto nga arma që kishte përdorur 28 vjeçari nga Australia, i cili ka vrarë të paktën 49 persona.

Në njërën nga këto foto duket qartë mbishkrimi «Turk vrasës», ky mbishkrim ishte shënuar mbi armën e krimit nga vetë autori. Bëhet fjalë për një armë gjysmë automatike të tipit AR-15, e cila ishte dhe e modifikuar nga autori.


Sulm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re Arma
Kjo është arma e modifikuar nga autori i cili mbi të kishte shënuar emrat e bashkëpunëtorëve të tij. Nuk dihet ende përse. Në këtë foto mund të vini re qartë mbishkrimin me termin Turkofagos «Turk vrasës». Burimi – Screengrab.

Karikatorët e kësaj arme kishin të shkruara mbi to dhe emrat e autorëve që morën pjesë në këtë masakër, e cila ishte realizuar në një xhami. Gjatë këtij sulmi kanë mbetur të vdekur dhjetëra besimtarë myslimanë, njerëz të pafajshëm.


Karikatorët e armës që ishte përdorur nga autori gjatë masakrës
Karikatorët e armës që kishte përdorur autori për të realizuar sulmin tragjik. Si @mund të shikoni qartë në to shkruhen isa emra në Anglisht dhe Rusisht. Nuk dihet arsyesja e këtij sulmi në të cilin kanë humbur jetën mbi 49 njerëz të pafajshëm. Burimi – Screengrab.

Para se të qëllonte ai kishte thënë “Let’s get this party started” –
Le ta fillojmë këtë festë

Sapo kishte hyrë brenda në xhami, autori Brenton Tarrant, kishte thënë «Let’s get this party started» (le ta fillojmë këtë festë. Pas kësaj ai kishte filluar menjëherë të qëllonte. Madje ai i jepte dhe goditjen e fundit personave të cilët përpiqeshin të shpëtonin duke u tërhequr zvarrë.

Ky sulm ishte transmetuar dhe në profilin e tij LIVE. Në momentin që ai po sulmonte po filmonte me kamera çdo lëvizje të tijën, dhe kjo video po transmetohej drejtpërdrejt në profilin e tij në Facebook.

Gjatë kësaj videoje, ai vihet re teksa hyn në një xhami dhe fillon të qëllojë pa dallim. Faza e parë e këtij sulmi kishte zgjatur vetëm tre minuta, deri sa atij i ishin mbaruar fishekët dhe i duhej të rimbushte armën. Pas kësaj, pasi ai kishte rimbushur armën e tij ishte duke qëlluar për tu siguruar se nuk do të shpëtonte asnjeri.

Sipas imazheve në video, të cilën rrjeti social e ka fshirë, ai kishte veshur një veshje ushtarake. Gjithashtu, shokues është fakti se: «gjatë momenteve që ai po udhëtonte drejt xhamisë me automjetin e tij, po dëgjonte muzikë Folk».


Më të lexuarat