Connect with us

Lajme

Sulmohet dhe i vihet zjarri qendrës së votimit në Bushat: Plagosen 2 punonjës të Policisë

Sulmohet me molotov KZAZ në Vaun e Dejës. Reagojnë forcat politike në vend..Sipas tyre ky është një Inskenim i Ramës për të fajësuar opozitën paqësore

Published

on

Sulmohet dhe i vihet zjarri qendraës së votimit në Bushat

Sipas informacioneve të fundit nga mediat Shqiptare është sulmuar me molotov një qendër votimi në Vaun e Dejës. Përveç qendrës së votimit e cila përfundoi e shkrumbuar aty kanë mbetur të plagosur dhe dy punonjës të Policisë të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e afërt për t’ju dhënë ndihma mjekësore.

Kryeministri i vendit reagoi nëpërmjet një statusi në Twitter ku tha:

«Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor»

«As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara».

Deklarata e Monika Kryemadhit në lidhje me incidentin

Në lidhje me incidentin e dhunshëm reagoi dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në faqen e saj officiale.

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me…

Posted by Monika Kryemadhi on Thursday, June 27, 2019

Deklarata e saj e plotë:

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.

Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë, qindra mijëra qytetarëve të tjerë tu qëndrojnë larg këtyre provokimeve të fëlliqura dhe që të mos bien pre e këtij skenari dhune të inskenuar nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj.
Qeveria do të zhvillojë zgjedhjet e Partisë Socialiste,me KZAZ e Partisë Socialiste në qendrat e votimit të Partisë Socialiste,me komisionerët e Partisë Socialiste, me numëruesit e Partisë Socialiste për ti dorëzuar në fund në KQZ socialiste.

Ne e njohim dhe jemi shumë mirë të informuar për planin kriminal të hartuar nga Edi Rama,personat e ngarkuar me emra të vërteta dhe emrat e rreme, planet operative kohën e fillimit e të mbarimit dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë por edhe që do të demaskohet shumë rreptë nga ne.

Ky plan është totalisht i dështuar, pavarësisht propagandës konfliktuale, përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.
Të gjithë tashmë e njohim këtë plan kriminal dhe kush mbyll sytë para tij është bashkëfajtor me të.

LSI dhe e gjithë Opozita e bashkuar do ti mposhtë me fuqinë e pamasë të paqes,masivitetit dhe dashurisë e dhimbjes për vendin që këta kriminelë në qeverisje duan ta shkatërrojnë për interesat e trafiqeve, krimit dhe mafias.

Deklarata e Partisë Demokratike në lidhje me Incidentin

Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.

Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.

Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si shsef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bejnë publik çdo informacion qe zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile.

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKEPartia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe…

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Thursday, June 27, 2019

Mos harrojmë retorikën që është përdorur gjatë kohëve të fundit nga PD-LSI dhe duket qartë se cilit grupim i përkasin fajtorët e kësaj ngjarje. Mos harrojmë që Edi Rama nuk kishte asnjë Interes të bëjë një akt të tillë. Të gjithë e dimë si funksjonon politika në vend dhe ndikimin e saj direkt në disa grupe të cilat shpesh herë funksjonojnë në mënyrë vullnetare duke shfaqur përkushtimin ndaj një klase politike të caktuar.

Më të lexuarat