Connect with us

Shkencë

Takimet misterioze të shkencëtarëve dhe thashethemet rreth fotografimit të vrimës së zezë

Published

on

Takimet misterioze të shkencëtarëve dhe thashethemet rreth fotografimit të vrimës së zezë

Shkencëtarë nga mbarë bota kanë programuar takime të mistershme. Mediat ndërkombëtare kanë transmetuar se tema e këtyre diskutimeve është deklarimi i një zbulimi tronditës mbi vrimat e zeza.

Sipas gazetës Britanike Indipendent, po organizohen deklarata për shtypin në disa vende të botës për të paraqitur një fotografi,  e cila mund të ndryshojë të gjitha ato që dinim mbi hapësirën.

Sipas botimit të kësaj gazete, shkencëtarët mund të kenë në duart e tyre fotografinë e parë të një vrime të zezë.

Observatori Jugor Evropian ka zbuluar se njoftimi lidhet me teleskopin Event Horizone, i cili kishte arritur të siguronte zbulimet e tij të para. Për më shumë se një dekadë, ky teleskop ishte munduar të fotografonte skajet e një vrime të zezë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë deri sot.

Siç është bërë e ditur pak më herët, ekspertët po mundoheshin të fotografojnë zonën “Shigjetari A”. Një vrimë e zezë e cila gjendet në qendër të galaktikës tonë.

Çfarë janë vrimat e zeza

Vrimë e zezë quhet pika  hapësirë-kohë në të cilën fuqitë gravitacionale janë aq të tmerrshme saqë asgjë nuk mund t’ju shpëtojë. Madje as grimca dhe rrezatimi elektromagnetik, si drita.

Termi “Vrima e zezë” është shumë i njohur dhe ishte zbuluar në vitin 1967 nga astronomi amerikan dhe fizikan teorik, John Archibald Wheeler. Ai nuk i referohej një vrime sipas kuptimit tradicional. Ky term nënkupton një zonë të hapësirës nga e cila asgjë nuk mund të kthehej mbrapsht.

Një vrimë e zezë është një pikë në një zonë të galaktikës, ku dikur ekzistonte bërthama e një ylli gjigand. Një bërthamë e cila përmbante më shumë material se dy masa diellore së bashku.

Një bërthamë e cila në fazën përfundimtare të yllit kishte humbur luftën e tij me gravitetin. Si rezultat, i presionit dhe kompresimit edhe më shumë se materiali i një ylli neutron krijohet një vrimë e zezë.

Edhe pse komuniteti shkencor percepton vrimat e zeza për shkak të mënyrës në të cilën preket zona rreth tyre, por nga natyra e tyre është e pamundur ti shikojmë.


Më të lexuarat