Connect with us

Azia

Taksisti mbante peng 16 vjeçaren si skllave seksi, të burgosur në një bodrum

Published

on

Taksisti mbante peng 16 vjeçaren si skllave seksi, të burgosur në një bodrum

Autori kishte përdorur një zinxhir prej 5 metrash dhe 5 kyçe të ndryshme për të lidhur vajzën e mitur që të mos arratisej. «Pesëdhjetë vjeçari kishte ndërtuar këtë bodrum pikërisht poshtë dhomës së tij», sipas prokurorisë së qarkut Fenghuang.

Sipas informacioneve nga autoritetet, 50 vjeçari kishte rrëmbyer vajzën e mitur teksa po priste taksinë, me datë 13 shkurt. Gjatë rrugëtimit, Taksisti i kishte kërkuar asaj të përdorte celularin e saj (për t’ja hequr nga duart). Kjo kërkesë i kishte ngjallur dyshime të miturës dhe ishte përpjekur të arratisej nga dritarja e makinës.

Megjithatë, ai kishte arritur ta kapte dhe i kishte lidhur duart me lidhëset e këpucëve të saj. Në vazhdim i kishte mbyllur gojën dhe i kishte vënë një qese në kokë për ta mbyllur në bodrum.

Familja e saj kishte kërkuar ndihmën e Policisë por kërkimi ishte i vështirë dhe 16 vjeçarja ishte zbuluar pas tre javësh. Taksisti, kishte realizuar planin para tre vitesh, kur po ndërtonte shtëpinë e tij. Ai nuk e kishte vënë në shënjestër vajzën e re, thjesht atij i pëlqente të rrëmbente vazhdimisht femra.

Prokurori kishte përshkruar «motivin e tij të sëmurë», siç e kishte quajtur dhe ai para jurisë. Ky institucion kishte bërë të ditur se autori organizonte rrëmbime këtu e shumë vite.


Më të lexuarat