Connect with us

Azia

Të paktën 104 të vdekur në indi nga alkooli i falsifikuar

Published

on

Të paktën 105 të vdekur në indi nga alkooli i falsifikuar featured

Në Indi kanë humbur jetën e tyre 104 persona pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar. Ngjarja ka ndodhur në shtetet Uttar Pradesh dhe Uttarakhand të Indisë veriore. Ky informacion është konfirmuar dhe nga mediat e Indisë.

Mbi 50 persona kanë vdekur vetëm në  Saharanpur, zonë e cila ndodhet në periferi të Uttar Pradesh-it. Sipas burimeve dhe 18 persona të tjerë kanë humbur jetën e tyre në Kolegjin e mjekësisë  “Meerut Medical College”.



Në të njëjtën kohë janë raportuar dhe 32 vdekje në Haridwar të Uttarakhand-it.

Sipas informacioneve janë arrestuar mbi 200 persona në kuadër të hetimeve mbi këtë helmim masiv nga alkooli i falsifikuar. Njëkohësisht, në këto shtete janë sekuestruar mbi 10,000 litra pije alkoolike të dyshimta.

Qeveria e Uttar Pradesh-it ka urdhëruar një hetim të gjerë mbi këtë çështje.


Më të lexuarat