Connect with us

Bota

Të paktën 30 të vdekur në Afganistan

Published

on

Të paktën 30 të vdekur në Afganistan

Të paktën 30 persona të vdekur dhe 40 të plagosur

Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen të shtunën gjatë një rrëshqitjeje në provincën Badakshan e cila gjendet Afganistanin verilindor. Së bashku me të vrarët aty kishte dhe dhjetëra të plagosur. Kjo ndodhi për shkak të një rrëshqitjeje që u shkaktua nga një përmbytje e befasishme në një buzë lumi.

Të paktën 30 të vdekur në Afganistan post image

Zëdhënësi i zyrës së Guvernatorit tha se rrëshqitja ndodhi për shkak se ata kishin gërmuar thellë në lumë. Këto zona në të kaluarën ishin minuar për ar. Në momentin dhe rrethanat që ka ndodhur kjo rrëshqitje viktimat mund të ishin më shume tha ai.

Viktimat ishin në tërësi fshatarë të cilët po kërkonin ilegalisht për flori. Ekipet e shpëtimit gjenden në terren dhe po ndihmojnë në gjetjen e trupave.

Sanaullah Rohani i cili është zëdhënësi i shefit të Policisë në Badakshan komunikoi se 7 nga të plagosurit ishin në gjendje tepër kritike. Sipas tij aty ndodheshin të paktën 50 persona të cilët po gërmonin ilegalisht për të gjetur flori.

Një tjetër ligjvënës i Badakshanit ka komunikuar një numër më të lartë viktimash ku sipas tij aty ishin vrarë të paktën 40 fshatarë.

Afganistani është një zonë malore dhe në nëntokën e tij fshihen rezerva të mëdha metalesh si bakër, hekur, krom, zhivë dhe zink. Përveç metaleve të lartpërmendura aty ka dhe rubinë,  smeralde, ar dhe argjend.

Afganistani është një zonë malore dhe në nëntokën e tij fshihen rezerva të mëdha metalesh si bakër, hekuri, kromi, zhivës, zinku. Përveç metaleve të lartpërmendura aty ka dhe rubinë,  smeralde, ar dhe argjend.

Më të lexuarat