Connect with us

Austria

Të paktën 5 të vdekur nga reshjet e dëborës në Austri

Published

on

Të paktën 5 të vdekur nga reshjet e dëborës në Austri FEATURED

Dy skiatorë janë deklaruar të humbur në pjesën verilindore të vendit

Pesë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë të humbur në Austri ku dëbora dhe rreziku i lartë nga ortekët përbëjnë skenën e motit sot.

Sipas shërbimit Meteorologjik në Austri që nga mesi i javës së kaluar ka rënë rreth 150 centimetra dëborë në pjesët qendrore dhe veriore të vendit.

Të paktën 5 të vdekur nga reshjet e dëborës në Austri
Salzburg

Shumë rrugë janë bllokuar ndërsa tre skiatorë, një nënshtetas Slloven dhe dy Gjermanë kanë gjetur vdekjen. Ndërsa sot u zbuluan akoma 2 kufoma skiatorësh të mbuluara nga dëbora. Dy skiatorë të tjerë janë deklaruar të humbur në veriperëndim të vendit.

Në zonën e Salzburgut  lartësia e dëborës arriti tre metra në një lartësi prej 2,317 metrash nga niveli i detit. Në Zonën Styria rreth 2,000 persona ndodhen të izoluar në komunitetet e luginës , ndërmjet tyre ka dhe shumë turistë. Në këtë zonë rrugët janë pothuajse tërësisht të bllokuara. Përveç kësaj dhe shumë Shkolla do të mbeten të mbyllura në provincën e Salzburgut për të paktën dy ditë.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat