Connect with us

Azia

Të paktën katër të rinj janë vrarë dje nga forcat Izraelite në Rripin e Gazës

Published

on

Të paktën katër të rinj janë vrarë dje nga forcat Izraelite në Rripin e Gazës

Autoritetet e Palestinës kanë bërë të ditur se të paktën katër të rinj janë vrarë dje nga forcat Izraelite në Rripin e Gazës. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Muhammad Sa’ad, i cili kishte marrë plagë vdekjeprurëse në kokë nga plumbat e forcave Izraelite. Ai po merrte pjesë në protestat që zhvilloheshin në zonën lindore të qytetit të Gazës. Këto protesta po zhvilloheshin në shenjë nderimi me rastin e përvjetorit të parë të “rrugës së kthimit”.

Palestinezët e Gazës kishin dalë me datë 30 mars të protestonin përgjatë murit që i ndan ata nga Izraeli, për të festuar përvjetorin e parë të “rrugës së kthimit”. Kjo lëvizje kishte filluar vitin e kaluar me protesta që zhvillohen çdo të premte. Protestuesit pretendojnë kthimin e emigrantëve në territoret nga të cilat ishin përzënë ose kishin braktisur gjatë periudhës që ishte themeluar Izraeli në vitin 1948.

Ministria e Shëndetësisë më vonë kishte komunikuar lajmin mbi vrasjen e dy adoleshentëve të moshës 17 vjeçare. Pak më vonë dhe një tjetër person kishte vdekur nga plagët që kishte marrë nga armët Izraelite. Bëhet fjalë për Belal al-Najjar, 17 vjeç, i cili kishte vdekur nga plagët që kishte marrë gjatë konfrontimit me forcat kufitare të Izraelit.

https://www.youtube.com/watch?v=pz7kdONR9bw

Më të lexuarat