Connect with us

Azia

Të paktën tetë të vdekur dhe dhjetëra të humbur nga përmbytjet në Indonezi

Published

on

Të paktën tetë të vdekur dhe dhjetëra të humbur nga reshjet në Indonezi featrured

Sipas disa mediave ndërkombëtare është raportuar se të paktën 8 persona kanë humbur jetën e tyre, 4 të tjerë janë plagosur ndërsa 8 persona janë shpallur të humbur.



Kjo tragjedi ka ndodhur pas reshjeve të dendura në 9 rrethe në provincën e «Sulawesit Jugor».



Dy zonat më të goditura kanë qenë «Jenporto» dhe «Gowa». Përmbytjet janë regjistruar përgjatë lumit «Jeneberang», pasi shiu kishte hapur digën e «Bili bili» e cila ndodhet në juglindje të «Makassar-it».



Një numër i madh ndërtesash janë dëmtuar, ndërmjet tyre ishin dhe 4 ura. Më shume se 2000 banorë janë evakuuar në zona të sigurta.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report