Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Të shtëna armësh me viktima në San Francisco

Published

on

Të shtëna armësh me viktima në San Francisco

Të paktën një person ka humbur jetën e tij dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me armë në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ishte lajmëruar në mbrëmje dhe kur kishte arritur në vendngjarje kishte parë viktimat. Të plagosurit ishin transportuar në një spital të zonës. Sipas informacioneve, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, sipas burimeve nga Policia.

Nuk janë bërë ende të ditura rrethanat se si kishte ndodhur kjo ngjarje dhe as arsyet që çuan në këtë tragjedi. Policia u ka kërkuar qytetarëve ti shmangen asaj zone. Sipas dëshmive, autori është ende i lirë pasi kishte arritur të arratisej nga vendi i ngjarjes. Ky person konsiderohet si një rrezik serioz pasi bëhet fjalë për një vrasës të armatosur, i cili nuk ka ndërmend të dorëzohet.


Më të lexuarat