Connect with us

Europa

Të shtëna armësh në Amsterdam

Published

on

Të shtëna armësh në Amsterdam featured

Dje në darkë situata ka qenë alarmante pasi ka ndodhur një shkëmbim i fuqishëm zjarri jashtë bankës qendrore të Holandës.

Forcat e Policisë holandeze kishin hapur zjarr ndaj një personi i cili u kishte drejtuar armën e tij, ngjarja ka ndodhur jashtë Bankës qendrore të Holandës. Forcat e Policisë kishin vajtuar aty mbas një lajmërimi për «një person të armatosur» i cili kishte sulmuar një patrullë.



Gjatë shkëmbimit të zjarrit, autori ishte plagosur rëndë dhe vdiq nga plagët e marra. Gjithashtu, kishte mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit.

Kanali televiziv AT5 ka publikuar disa foto nga vendi i ngjarjes pak pas përfundimit të operacionit. Sipas dëshmitarëve gjatë dyluftimit janë shkëmbyer mbi 20 të shtëna nga të cilat, autori kishte mbetur i vdekur në asfalt.

Sipas dëshmitarëve, personi i armatosur kishte vrapuar i pari drejt policëve ndërsa ata menjëherë kishin hapur zjarr kundër tij. Personeli mjekësor që vajti në vendngjarje e kishte gjetur atë të vdekur. Autori nuk është arritur të identifikohet deri në këtë moment.


Më të lexuarat