Connect with us

Bota

Temperaturat e ulëta kishin ngrirë liqenet e mëdha në SHBA

Published

on

Temperaturat e ulëta kishin ngrirë liqenet e mëdha në SHBA feat

Temperaturat e ulëta kishin ngrirë liqenet e mëdha në SHBA gjatë fundit të muajit janar. Si rezultat i temperaturave polare kishin ngrirë lumenjtë Superior, Huron, Michigan, Erie, Ontario, të cilat gjenden midis SHBA-së dhe Kanadasë.

Sipas shërbimeve meteorologjike, temperaturat kishin arritur në -35̊̊º celsius ndërkohë që kishte ngrirë dhe lumi i Çikagos. Kushtet e posaçme të trafikut atmosferik gjatë fundit të janarit kishin lejuar dalien e erërave arktike në Amerikën e Veriut. Fenomenet mbi zonën e liqeneve të mëdha kishin ishin zhvilluar me datë 29 dhe30 janar.


Temperaturat e ulëta kishin ngrirë liqenet e mëdha në SHBA michingan lake

Në imazhet e mësipërme mund të vini re qartë liqenet e ngrira të cilat ishin fotografuar nga sateliti Sentinel-2A në orën 16:00 UTC të datës 31 janar 2019. Ndër këto foto duket dhe lumi i Çikagos (në një foto të zmadhuar).


Lumi i Çikagos

Këto liqene po vazhdojnë të transportojnë në atmosferë ajër të ngrohtë dhe lagështirë duke shkaktuar krijimin e reve që rriten në drejtimin e erës.

Një nga imazhet që vërtet të lënë pa frymë ishte fotografia e liqenit Michigan. Zgjidhja hapësinore e këtij imazhi është 10 metra, siç shikohet, temperaturat e ulëta kishin shkaktuar ngrirjen e një pjese të bregut të këtij liqeni.

Po aq i mahnitshëm është dhe fenomeni gjatë të cilit, lagështira dhe erërat e ngrohta që avullonin nga sipërfaqja e liqenit, shtyhen nga erërat dhe ngrinë duke krijuar re si ato që duken në qendër të liqenit.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat